Tatimi mbi dividentin rritet nga 8% në 15%, Rama: Biznesi i madh do të kontribuojë më shumë
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar rritjen e tatimit mbi dividentin nga 8% në 15%, si pjesë e ndryshimeve të parashikuara në paketën fiskale për vitin 2027.
Gjatë prezantimit të politikave të reja fiskale, Rama deklaroi se tatimi mbi fitimin e sipërmarrjes do të mbetet në nivelin 15%, ndërsa rritja do të prekë dividentin, me synimin për të vendosur një barrë tatimore më të drejtë mbi fitimet e bizneseve të mëdha.
Rama argumenton se kjo masë do të kontribuojë në lehtësimin e barrës për shtresat me të ardhura më të ulëta.
“Nuk rrisim normën e tatimit mbi fitimin e sipërmarrjes, e cila mbetet 15%, ose në nivelin më të lartë përkatës. Ndryshe nga sa thuhet në portalet e paguara dhe ekranet e korruptuara, ne e tatojmë biznesin e madh me normën më të lartë në Ballkanin Perëndimor prej më shumë se 10 vitesh. Sot, normën më të lartë që ka rajoni e vendosim te tatimi mbi dividentin e tyre, i cili, duke shkuar nga 8% në 15%, i ngarkon biznesmenët e mëdhenj me një tatim më të drejtë mbi fitimin e tyre, në funksion të lehtësimit të atyre që kanë më pak”, tha Rama.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.