Ekonomia

Të ardhurat nga tatimet dhe doganat realizohen 97 %

Gjatë vitit 2014 të ardhurat nga tatimet dhe doganat llogariten në masën 253.534 milionë lekë nga 260.517 milionë lekë që planifikonte qeveria në buxhetin e rishikuar në muajin shtator.

dogana2-526x350-1Sipas treguesve fiskal paraprak të buxhetit këto të ardhura u realizuan në masën 97 % të planifikimit. Por të ardhurat e realizuara gjatë 2014-ës edhe pse 6.983 milionë lekë më të ulëta se plani, rezultojnë të jenë 27.976 milionë lekë më të larta se të ardhurat e mbledhura nga tatimet dhe doganat në 2013-ën. Në vitin 2013, sipas statistikave zyrtare të ministrisë së Financave, u mblodhën 225.558 milionë lekë.

Të ardhurat nga tatimet dhe doganat janë të ardhura që vilen nga të gjitha llojet e taksave dhe tatimeve që zbatohen nga qeveria qëndrore. Në to përfshihen 6 kategori kryesore: Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, Tatimi mbi Fitimin, Akciza, Tatimi mbi të Ardhurat Personale, Taksat Doganore dhe Taksat Nacionale e të tjera. Të ardhurat nga tatimet dhe doganat përbëjnë zërin kryesor në sigurimin e të ardhurave në Buxhetin e Shtetit. Ndër vite vihet re një performancë gjithmonë e më e lartë e këtyre të ardhurave, gjë që përgjithësisht reflekton përmirësimin e menaxhimit të financave publike, të sistemit të mbledhjes së të ardhurave dhe klimës së biznesit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button