🌤️
Tiranë 13°C · Kryesisht kthjellët 16 May 2026
S&P 500 7,409 ▼1.24%
DOW 49,526 ▼1.07%
NASDAQ 26,225 ▼1.54%
NAFTA 101.02 ▲4.23%
ARI 4,562 ▼2.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8716 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5427 EUR/MKD 61.6923 EUR/RSD 117.4080 EUR/TRY 52.9875 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5984 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8716 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5427 EUR/MKD 61.6923 EUR/RSD 117.4080 EUR/TRY 52.9875 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5984
₿ CRYPTO
BTC $78,195 ▼ -1.39% ETH $2,178 ▼ -2.32% XRP $1.4139 ▼ -2% SOL $86.7400 ▼ -3.45%
S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.02 ▲4.23 % ARI 4,562 ▼2.63 % S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.02 ▲4.23 % ARI 4,562 ▼2.63 %
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8716 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5427 EUR/MKD 61.6923 EUR/RSD 117.4080 EUR/TRY 52.9875 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5984 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8716 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5427 EUR/MKD 61.6923 EUR/RSD 117.4080 EUR/TRY 52.9875 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5984
16 May 2026
Breaking
Ekonomia

Të dhënat e OECD, Shqipëria në vendet e fundit për pagat mesatare në Evropë

Pagat mesatare në Evropë kanë diferenca të mëdha nga njëri shtet në tjetrin. Sipas raportit më të fundit “Taxing Wages 2026” të OECD-së, paga mesatare bruto vjetore në kontinent varion nga 107 mijë euro në Zvicër deri në 18,600 euro në Turqi i. Nderkohe, Shqiperia qendron poshte ketij niveli.

Edhe pse Shqipëria nuk përfshihet në raportin e OECD-së, të dhënat e INSTAT tregojnë se paga mesatare vjetore bruto arrin ne 11 mije euro me kursin e sotem valutor. Ajo ka vijuar te rritet ne vitin 2025, dhe ne fund te vitit arriti ne 87 mije leke në muaj me një rritje prej 4.3% krahasuar me vitit 2024.

Megjithëse pagat në Shqipëri kanë shënuar rritje vitet e fundit, hendeku me vendet më të zhvilluara Evropiane mbetet i konsiderueshëm. Një punonjës mesatar në Gjermani apo Holandë fiton brenda një muaji sa një punonjës shqiptar në disa muaj punë.

Në grupin e vendeve me paga më të larta renditen gjithashtu Danimarka me 72 mijë euro, Holanda me 69,000 euro dhe Norvegjia me 68,400 euro. Në anën tjetër të renditjes qëndrojnë vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore. Slovakia rezulton vendi me pagën më të ulët në Eurozonë, me rreth 19,600 euro në vit. Pas saj renditen Hungaria, Letonia dhe Çekia, por që kanë monedhat e tyre.

Megjithatë, raportet ndërkombëtare nënvizojnë se kur pagat maten sipas fuqisë blerëse reale, diferencat mes vendeve Evropiane ngushtohen disi, pasi kostot e jetesës në vendet me paga më të ulëta janë përgjithësisht më të reduktuara.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.