Tiranë 9°C · Pjesërisht vranët 08 April 2026
S&P 500 6,783 ▲2.51%
DOW 47,910 ▲2.85%
NASDAQ 22,635 ▲2.8%
NAFTA 97.04 ▲2.79%
ARI 4,736 ▼0.85%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $71,364 ▲ +0.71% ETH $2,201 ▲ +0.99% XRP $1.3502 ▼ -0.04% SOL $83.0000 ▼ -1.51%
S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 97.04 ▲2.79 % ARI 4,736 ▼0.85 % S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 97.04 ▲2.79 % ARI 4,736 ▼0.85 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
08 Apr 2026
Breaking
Kronika

Të drejtat e njeriut, “AI”: U prishën banesat e romëve, dhunë në familje e ndaj grave

Organizata ndërkombëtare e të drejtave të njeriut, “Amnesty International” publikoi raportin e saj vjetor mbi gjendjen e të drejtave të njeriut në botë, i cili merr në analizë situatën në 160 vende të ndryshme të globit.

Raporti evidenton disa probleme, duke nisur nga gjendja e komuniteteve rome dhe egjiptjane, veçanërisht e drejta e tyre për strehim. Vëmendje i është kushtuar edhe situatës së rëndë ekonomike, që ka detyruar me mijëra shqiptarë të largohen drejt Europës Perëndimore, si dhe mbrojtja e pamjaftueshme e viktimave të dhunës në familje.

Organizata e ka parë me shqetësim shkatërrimin e banesave të shumë familjeve rome në muajin korrik, të identifikuara si ndërtime të paligjshme, si dhe faktin që autoritetet nuk kanë lejuar legalizimin e ndërtimeve në përputhje me ligjin e vitit 2014.

Dhuna ndaj grave dhe vajzave, një temë që ngrihet shpesh në raportet ndërkombëtare për gjendjen e të drejtave të njeriut në Shqipëri, përfshihet edhe në raportin e sivjetshëm të “Amnesty International”.

Megjithë kërkesat e shumta pranë autoriteteve të grave dhe vajzave, për mbrojtje nga dhuna në familje, vetëm një përqindje e vogël e këtyre kërkesave janë miratuar, pasi viktimat tërheqin padinë, si rezultat i presionit nga të afërmit.

Raporti tërheq vëmendjen edhe në një tjetër ngërç të shoqërisë sonë: kulturën e pandëshkueshmërisë. Për të ilustruar këtë pohim, sillet shembulli i ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, dhe zëvendësit të tij, Agron Kuliçaj, që nuk zbatuan urdhërarrestet për anëtarë të Gardës Kombëtare, të akuzuar për vrasjen e 4 protestuesve në janar 2011.

Po ashtu mbetet problem, – thekson “Amnesty International”, – gjendja në burgje dhe qendrat e paraburgimit, ku të burgosurit dhe të ndaluarit keqtrajtohen dhe mbahen në kushte të papërshtatshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.