Të dyshuarit akuzohen për grabitjen e trenit prej 22 milionë dollarësh me atlete Nike dhe Crocs
13 burra u akuzuan për një rrjet të organizuar që synonte dhjetëra trena mallrash në Kaliforni
13 burra u akuzuan të enjten për një rrjet të organizuar grabitjesh trenash që vodhi mallra me vlerë 22 milionë dollarë, përfshirë atlete Nike, Crocs dhe vegla elektrike, sipas Associated Press.
Aktakuza u bë publike të enjten. Sipas saj, grupi synoi më shumë se tri dhjetëra trena mallrash në Kaliforni. Mallrat ishin importuar përmes porteve të Los Angelesit dhe Long Beach-it dhe po transportoheshin me tren drejt shitësve të mëdhenj me pakicë.
Burra të grupit i ndalonin trenat duke u prishur frenat, pastaj hynin në vagona dhe merrnin mallrat, sipas prokurorëve. Zëvendësprokurori i parë amerikan, Bill Essayli, tha se përmasat e grabitjeve ishin marramendëse.
Sipas aktakuzës, anëtarët e grupit ndanin foto dhe video në grupe bisedash, ku tregonin se si hynin në trena.
13 burrat u akuzuan për komplot dhe vjedhje të ngarkesave hekurudhore ndërshtetërore. Nëse dënohen, ata rrezikojnë nga pesë deri në 20 vjet burg.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.