☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 21 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.23 ▲2.8%
ARI 4,575 ▼0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
₿ CRYPTO
BTC $70,653 ▼ -0.1% ETH $2,152 ▲ +0.39% XRP $1.4450 ▼ -0.38% SOL $90.2200 ▲ +1.33%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
21 Mar 2026
Breaking
Parlamentare

Të enjten votohen dekretet e ministrave

Katër dekretet e Presidentit të Republikës për shkarkim dhe emërim ministrash do të votohen në Kuvend në seancën e ditës së enjte.

Rendi i ditës parashikon votimin e dy dekreteve të shkarkimit të ministrit të Financave, Shkëlqim Cani dhe të ministrit të Zhvillimit Ekonomik dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, si dhe dy dekreteve të emërimit të këtij të fundit në krye të Financave dhe të Milva Ekonomit (ish-zv/ministre e Shëndetësisë) në postin e ministrit të Ekonomisë.

Ndryshimet në qeveri, të propozuara një javë më parë nga kryeministri Edi Rama, shkaktuan përplasje institucionale mes Presidencës dhe Qeverisë, pas vendimit të pazakontë të Kreut të Shtetit për t’i përcjellë Kuvendit, fillimisht vetëm dekretet e shkarkimit, dhe vetëm në limitet e afateve kohore, përcolli dekretet e emërimit të ministrave të rinj.

Në mes të këtij debati, erdhi reagimi i fortë nga qeveria, e cila paralajmëroi se në rast se presidenti shkel afatin 7-ditor kushtetues për t’i përcjellë parlamentit të gjitha dekretet, mazhoranca do të ndërmerrte nismën për shkarkimin e tij.

Një ditë më pas, Presidenti përgjigjet me një vendim të papritur, kur i kërkon Gjykatës Kushtetuese, intepretimin e pikës 1 të nenit 98 të Kushtetutës, që i cakton Presidentit 7 ditë kohë për të çuar dekretet në parlament, pas propozimit të bërë nga kryeministri.

Por, ndërsa kjo kërkesë u depozitua zyrtarisht të hënën në Gjykatë Kushtetuese, pak orë më pas, Presidenti i Republikës, shpalli dekretet e emërimit të dy ministrave të rinj, duke i hapur rrugën votimit të tyre në parlament dhe marrjes së detyrës në kabinetin qeveritar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.