roze
Të kujt janë këto princesha?!
Dy bukuroshet e Tori Spelling janë shfaqur në debutimin e tyre të parë në botën e spektaklit dhe biznesit, teksa kanë bërë një set fotosh si minimodele për një fushatë të re.
Stella, 7 vjeç dhe Hattie, 4 vjeçe, janë fytyrat e reja të aksesorëve për fëmijë të brandit Modern Queen Kids, dhe duken mjaft natyrale përballë kamerës.
Princeshat e vogla shfaqen të veshura me bizhuteri, dhe veshje të Tutu du Monde, me pak grim fëmijësh në sytë e tyre për të realizuar setin e fotove.