☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 25 March 2026
S&P 500 6,556 ▼0.37%
DOW 46,124 ▼0.18%
NASDAQ 21,762 ▼0.84%
NAFTA 87.51 ▼5.24%
ARI 4,555 ▲3.47%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $71,426 ▲ +0.39% ETH $2,185 ▲ +1.27% XRP $1.4204 ▲ +0.06% SOL $92.6000 ▲ +0.52%
S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 87.51 ▼5.24 % ARI 4,555 ▲3.47 % S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 87.51 ▼5.24 % ARI 4,555 ▲3.47 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Keshilla

Të mbrojmë sytë nga dielli

syzeShumë njerëz nuk kujdesen për sytë gjatë muajve të verës, duke sjellë në të shumtën e rasteve dhimbje të syrit apo marrje mendsh pas periudhës së plazhit. Ashtu sikundër me dëmtimin e lëkurës, janë rrezet ultraviolet të diellit që i shkaktojnë këto probleme. Disa probleme janë të përkohshme, të tjerat janë të përhershme. Problemet afatshkurtra nga dielli përfshijnë: Një ndjenjë rëre në sy, lotim i tepruar, vështirësi në të parën e shumë drite dhe ënjtje të syve. Problemet më serioze dhe afatgjata përfshijnë: Kataraktin, djegien e kornesë (sipërfaqja e syrit) nga dielli, ndonjëherë e quajtur verbëri. Kancerin e koniuktivës (membranë e hollë që mbulon syrin) dhe kancerin e lëkurës në qepallat e syrit.

Parandalimi i dëmtimit të diellit në sy

Është relativisht e lehtë për të parandaluar dëmtimin e diellit në sy, duke vendosur një palë syze dhe një kapele. Nivelet e rrezeve UV janë shumë të larta veçanërisht në verë (tri herë më të larta sesa në dimër), ndërmjet orës 10 të mëngjesit dhe 14-15 të drekës dhe në lartësi të mëdha (p.sh. në shumë vendpushime të skive). Në disa situata një dozë e shtuar e rrezeve UV përjetohet përmes shkëlqimit verbues, kur drita është reflektuar në një sipërfaqe të tillë si ujë, borë, rërë apo çimento. Në këto situata është veçanërisht e rëndësishme që të vihen syze dielli të mira. Pjesa më e madhe e syzeve tani janë me një faktor të mbrojtjes të syve (EPF). Kjo duhet të jetë aq afër 10 sa të jetë e mundur. Idealisht, syzet e diellit duhet të kenë një bllokues dielli anash. Kualiteti i syzeve nuk lidhet domosdoshmërisht me errësinë dhe çmimin e tyre. Fëmijët dhe të rinjtë janë më të prekshëm ndaj shkaktimit të dëmit të diellit në sy, kështu që zakoni i vendosjes së syzeve të mira të diellit duhet të fillojë herët.

 Këshillat

-Mbrojini sytë me syze që kanë filtra në përputhje me kuotat e caktuara, sidomos kur dielli është i fortë.

-Mos i vini lentat e kontaktit, ndërsa ju laheni në det ose jeni duke marrë rreze dielli.

-Nëse rëra futet në sytë tuaj, shpëlajini tërësisht me ujë, pa i fërkuar aspak.

-Vini një maskë apo syze, në qoftë se ju vuani nga acarimet e syve.

-Kujdes kur vini krem rreth syve.

-Pini ujë me bollëk, jo vetëm për të shmangur dehidratimin e organizmit në tërësi, por edhe për ta mbrojtur nga pakësimi i xhelit që mbush syrin.

-Ndiqni një dietë të pasur me vitamina dhe Omega-3 për të mbrojtur zonën qendrore të retinës, makula, e cila është edhe më e ndjeshmja dhe ju lejon të shikoni me definicion të lartë dhe ngjyra.

-Mos i prekni sytë pa larë duart më parë.

-Shmangni ekspozimin në diell dhe notin në det ose pishinë, në praninë e infeksionit të syrit ose inflamacioneve.

-Nëse jeni duke marrë ilaçe, duhet të konsultoheni me mjekun tuaj para ekspozimit të diell. Disa ilaçe të tilla si antibiotikët mund të shkaktojnë reagime negative në dritën e diellit, edhe në lidhje me sytë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.