☁️
Tiranë 15°C · Vranët 21 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.23 ▲2.8%
ARI 4,575 ▼0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
₿ CRYPTO
BTC $70,989 ▲ +1.15% ETH $2,163 ▲ +0.86% XRP $1.4415 ▼ -0.17% SOL $90.2900 ▲ +0.79%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
21 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Të ndjekësh Kombëtaren në Francë: 600-1,500 euro për të parë Grupin A

Tifozët e çmendur, që duan të ndjekin hap pas hapi kombëtaren, në këtë pjesëmarrje historike në Europian, kanë zgjedhur ta bëjnë përmes agjencive, ose edhe vetë, duke tentuar ta kthejnë në një udhëtim të paharrueshëm nëpër Europë.

Kështu për të parë ndeshjen Francë – Shqipëri, agjencitë kanë ofruar paketa për një udhëtim për tre netë dhe katër ditë e cila kushton rreth 600 euro, por për rezervimet e hershme. Në këtë paketë përfshihet udhëtimi me autobuz, akomodimi për një natë në hotel me tre yje, me mëngjes. Itinerari që ndiqet është: Tiranë – (traget) Bari – Genova – Marseille – Genova – Bari (traget) – Tiranë.

Ndërsa për të ndjekur ndeshjen mes Shqipërisë dhe Zvicrës agjencitë ofrojnë paketa, ku çmimet fillojnë nga 800 euro për person, nga të cilat rreth 300 euro kushton vetëm bileta e ndjeshjes, e cila garantohet nga agjencia. Udhëtimi parashikohet me avion dhe itinenari që ndiqet është: Tiranë – Paris, Marsejë – Tiranë. Akomodimi është në hotel me tre yje dhe vetëm me mëngjes.

Por, ka edhe nga ata që kanë prenotuar gjithçka vetë, nga A-ja te Zh-ja. Kështu grupe me 6-7 persona kanë prenotuar për të udhëtuar me kampera, ku kostoja për person llogaritet në rreth 1,500 euro dhe në të përfshihet: kamperi, karburanti, ushqimi, parkimi, biletat e stadiumit dhe të avionit.

Itinerari që ndiqet është : Tiranë – Milano me avion (bileta =190 euro). Për të udhëtuar nga Milano drejt Lensit merret me qira një kamper. Më pas vazhdohet itinerari: Lens – Paris- Marsejë; Marsejë – Riviera franceze; Marsjelë – Lion; Lion – Milano. Në Milano sërish merret avioni për kthimin për në Tiranë.

SHPENZIMET

Turizmi në Francë

Ngjarjet sportive janë një shtysë e rëndësishme për industrinë e turizmit, pasi përkthehen në miliona spektatorë dhe miliarda euro. Mijëra tifozë nisen për të mbështetur nga afër skuadrën e tyre të zemrës. Për vendet mirëpritëse të këtyre ngjarjeve, ky është një rast i mirë për të prezantuar imazhin e ri të vendit, investimet e reja, atraksionet turistike, por edhe për të ndërtuar infrastrukturë të re dhe moderne, që është një aspekt thelbësor i procesit përgatitës.
Vetë UEFA është angazhuar që të rrisë imazhin e Francës si destinacion turistik, pavarësisht ngjarjeve tragjike që kanë ndodhur në këtë vend. Nga ana e tyre janë ofruar paketa VIP ku përfshihen edhe turet kulturore, për të cilat ky komb është i famshëm. Sipas burimeve zyrtare, UEFA ka shpërndarë programin më të madh të zbatuar ndonjëherë për akomodimin në Francë, ku gjithçka do të ketë në qendër një mega event siç është futbolli. Shërbimi i akomodimit gjithashtu do të përfitojë nga dixhitalizimi. Kuoni, një agjenci udhëtimi, e themeluar në vitin 1906, është zyrtarizuar për të ndihmuar individët dhe grupet të gjejnë hotele. Do të ofrohet akomodim për më shumë se 250,000 netqëndrime.
Për herë të parë në një event futbollistik skuadrat që marrin pjesë kanë katalogun e tyre, listën e hoteleve dhe çdo informacion tjetër të përfshira në një ueb të dedikuar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.