Të ndryshojmë Kushtetutën për…Arta Markun!
Vetëm pak minuta më parë nga zyrat e selisë së PD është bërë e ditur një nismë e grupit parlamentarë të PD për të ndryshuar Kushtetutën. Për këtë qëllim madje ka filluar edhe mbledhja e firmave të deputetëve të PD, për ta paraqitur më pas si nisëm ligjëvënëse në Kuvend. Thelbi i nismës së PD ka të bëjë jo thjeshtë me një rregullim ligjor në Kushtetutë, por për të bërë një ligj thjeshtë për një emër të caktuar atë të kryeprokurores Arta Markut. Propozimi i PD është që Kuvendi të ndryshojë Kushtetutën, me qëllim që deri sa të ngrihet Këshilli i Lartë i Prokurorisë, të jetë Kuvendi ai që do të bëjë vetting-un për Arta Markun! Në krah për këtë nisëm PD ka edhe LSI.
Në histoiritë moderne të ligjvënies, thuajse nuk ka asnjë rast të vetëm që Kuvendi të bëjë një ligj, e aq më shumë të ndryshojë Kushtetutën për një emër të veçantë, qoftë nëse personi quhet Arta, Murat, Glen, Xhim, Helga apo çfarëdo emri tjetër. PD është unike në këtë drejtim. është i vetmi subjekt politik që ka bërë ligje për emra të caktuar njerëzish si p.sh “ligji anti Ngjela”, “ligji anti Ina Rama”, “ligji anti Prenga”, ligje të cilat tashmë gjithëkush i ka harruar dhe që natyrshëm askush s’i zbaton sepse kanë qenë ligje thjeshtë për emra të caktuar personash dhe aspak me qëllimin për të bërë më të shëndetshëm legjislacionin.
Zihej Berisha me Ngjelën dhe ish kryeministri fap i qesëndiste një ligj, konfliktohej Berisha me kryeprokuroren Ina Rama dhe sërish ish kryeministri fap hartonte një ligj kundër saj, zihej një deputet i PS me një të PD dhe hopa propozohej një ligj tjetër në emër dekriminalizimit po që ishte thjeshtë një ligj kundër një personi të vetëm. “Oreksi vjen duke ngrënë”.
Tashmë hartimi i një ligji kundër një personi është ngritur në nivel kushtetues. është vërtetë unike nisma e PD- LSI. Në një farë mënyre Kuvendi kërkon të marrë në dorë kompetencat e KLP në zgjedhjen e prokurorëve. Ky është thelbi i kësaj nisme, maskuar me nevojën për vetting ndaj Arta Markut. Nisma në fjalë synon të fusë në rrugë pa krye Reformën në Drejtësi. Kuvendi nuk mund të bëjë vetting-un e prokurorëve dhe të gjyqtarëve. Kushtetuta e përcakton qartë se ai bëhet nga KLP dhe KLGJ. E ashtëquajtura nisëm për ndryshim të Kushtetuitës është vijim i përpjekjeve të kahershme kundër Reformës në Drejtësi. Një formulim i ri që mbart qëllimin e vjetër: bllokimin e vetting-ut, në emër të vettingu-t.