Të paktën 18 të vdekur pas sulmeve ajrore izraelito-amerikane në Alborz
Të paktën 18 persona janë vrarë në sulmet ajrore izraelito-amerikane në provincën që kufizohet me kryeqytetin iranian Teheran, raportoi sot agjencia e lajmeve “Fars”.
“Gjithashtu, 24 banorë të tjerë të provincës Alborz u plagosën në sulmet izraelito-amerikane”, raportoi “Fars”.
“Bombardimet goditën zonat e banuara”, tha zëvendësguvernatori i Alborz.
“Punonjësit e shpëtimit janë në detyrë 24 orë në ditë”, shtoi ai.
Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë angazhuar në operacione ushtarake kundër Iranit që nga 28 shkurti, ndërsa Teherani është përgjigjur me sulme të përsëritura me raketa ndaj Izraelit dhe vendeve të tjera në rajon. //a.i/



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.