🌧️
Tiranë 6°C · Shi i lehtë 27 March 2026
S&P 500 6,477 ▼1.74%
DOW 45,960 ▼1.01%
NASDAQ 21,408 ▼2.38%
NAFTA 93.67 ▼0.86%
ARI 4,381 ▲0.11%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $68,742 ▼ -3.64% ETH $2,063 ▼ -4.83% XRP $1.3610 ▼ -3.71% SOL $86.4100 ▼ -5.93%
S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 93.67 ▼0.86 % ARI 4,381 ▲0.11 % S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 93.67 ▼0.86 % ARI 4,381 ▲0.11 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
27 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Të papunët humbasin besimin tek zyrat e punes, bien me 25% deklarimet

Numri i punëkërkuesve të papunë të regjistruar në tremujorin e tretë 2016 është 24,6 % më i ulët se sa në të njëjtin tremujor të vitit pararendës. Në krahasim me tremujorin e dytë 2016, ky tregues paraqitet me një ulje prej 8,0 %. Sipas përcaktimeve të INSTAT punëkërkues të papunë të regjistruar, janë të gjithë personat në moshë pune që janë të papunë dhe të disponueshëm për punësim, të cilët paraqiten periodikisht në zyrën përkatëse të punësimit.

Numri mesatar i personave të regjistruar si punëkërkues të  papunë gjatë tremujorit të tretë 2016 është 114.532.  Qarqet e Tiranës, Fierit, Elbasanit dhe Vlorës kanë numrin më të madh të punëkërkuesve të papunë të regjistruar.

Pas një dyndje në zyrat e punës vitin e kaluar si rezultat i riformatimit të tyre dhë vënien në funksion duket se interesi është zbehur sërish, pasi tw papunët e regjistruar nuk ja kanë dalë të punësohen.

Në tremujorin e tretë 2016, 4,5 % e punëkërkuesve të papunë të regjistruar përfituan pagesë papunësie.

Përqindja e punëkërkuesve të papunë të regjistruar në skemën e pagesës së papunësisë është më e lartë në prefekturën e Dibrës (7,1 %) dhe më e ulët në prefekturën e Fierit (2,0 %)

Krahasuar me tremujorin e mëparshëm, në tremujorin e tretë të vitit 2016 numri i punëkërkuesve të papunë të regjistruar në skemën e pagesës së papunësisë është ulur me 730 persona.

Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit pararendës, numri i punëkërkuesve të papunë në skemën e pagesës së papunësisë është ulur me 779 persona. Shkalla e papunësisë së regjistruar për tremujorin e tretë 2016 është 9,8 %.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.