☁️
Tiranë 16°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $78,150 ▲ +0.85% ETH $2,273 ▲ +1.18% XRP $1.2592 ▲ +0.91% SOL $95.6300 ▼ -0.04%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Bota

Të shtëna me armë zjarri pranë stadiumit në Alabama, një i vrarë dhe tetë të plagosur

Një person ka humbur jetën dhe tetë të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një sulmi me armë zjarri të regjistruar të shtunën në mbrëmje pranë stadiumit Legion Field, në Birmingham të shtetit amerikan të Alabamës.

Sipas raportimeve, të shtënat u regjistruan pak para orës 19:50, në zonën e Greymont Avenue West, jo shumë larg stadiumit, pak pas përfundimit të ndeshjes tradicionale të futbollit amerikan, Magic City Classic.

Shefi i Policisë së Birminghamit, Michael Pickett, bëri të ditur se njëri prej të plagosurve ndodhet në gjendje kritike, ndërsa shtatë të tjerët janë në gjendje të qëndrueshme. Identiteti i personit që humbi jetën nuk është bërë ende publik.

Ngjarja ndodhi pas edicionit të 85-të të përballjes mes skuadrave Alabama A&M dhe Alabama State, e cila përfundoi me fitoren 31-28 të Alabama A&M.

Në momentin e të shtënave, megjithëse shumica e spektatorëve dhe familjeve ishin larguar nga stadiumi, në zonën përreth vijonin aktivitetet e tifozëve, ndërsa shitësit kishin vendosur stendat e tyre përgjatë Greymont Avenue.

Pas incidentit, policia pezulloi të gjitha aktivitetet në afërsi të stadiumit dhe u kërkoi qytetarëve të largoheshin nga zona. Gjithashtu, autoritetet u kanë bërë thirrje personave që disponojnë pamje filmike nga ngjarja t’ia dorëzojnë ato hetuesve, duke u ofruar edhe mundësinë e raportimit anonim.

Kryebashkiaku i Birminghamit, Randall Woodfin, dënoi ashpër ngjarjen, duke theksuar se asnjë debat, keqkuptim apo konflikt nuk mund të justifikojë një akt të tillë dhune, veçanërisht gjatë një mbrëmjeje të dedikuar sportit dhe familjes.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e përgjegjësve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.