☁️
Tiranë 16°C · Vranët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $72,725 ▲ +1.68% ETH $2,233 ▲ +2.49% XRP $1.3463 ▲ +0.79% SOL $84.2400 ▲ +1.6%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Teater

Teatër – “Udhëtimi i gjatë drejt natës” në fundjavë në Teatrin Kombëtar

teater-320x141“Udhëtimi i gjatë drejt natës”, vepra që bëri bashkë në skenë dy aktorë të njohur, si Yllka Mujo dhe Artan Imami, pas premierës që pati në qershor, u rikthye dje sërish në skenën e Teatrit Kombëtar. Pjesa nën regjinë e Spiro Dunit hapi edhe sezonin e ri artistik të teatrit. Ajo do të jetë sërish për publikun sot dhe nesër. Në qendër të dramës është historia e familjes Tyrone. Ajo është e copëtuar dhe secili pjesëtar largohet, izolohet disi nga pjesa tjetër. Ftohja më e dukshme është mes Tyrone dhe Jamie-t, të cilët që të dy e lejojnë hidhërimin të mbizotërojë mbi çfarëdolloj dashurie dhe respekti që ka mbetur për njëri-tjetrin. Jamie e bën babanë dorështrënguar, përgjegjës për drogimin e Mery-t me morfinë, ndërsa Tyrone nuk mund të falë atë çka sheh te shkatërrimi i të birit që po e çon në greminë. Të dy nuk e përmbajnë veten me njëri-tjetrin, përpiqen thjesht të shmangen, veçanërisht kur pija ua ka zhveshur maskën e qytetarisë. Më delikat është distancimi ambivalent që Jemie ndien për Edmundin. Ai rrëfen se një pjesë e tij e urren Edmundin, nga xhelozia dhe një mendim i palogjikshëm, që lidhet me gjendjen dëshpëruese të mamasë, pasi Edmundi mundi të mbijetojë. Më e distancuar dhe e veçuar nga të gjithë është Mary. Në luftën e saj me drogën është dëshpërimisht e vetme, në pjesën më të madhe të kohës përtej simpatisë apo mirëkuptimit të të tjerëve. Ajo flet gjatë për izolimin e saj, duke ia vënë fajin Tyrone për mënyrën e jetesës që u ka imponuar, duke u endur si aktor që është. Nën ndikimin e drogës ajo arratiset në të kaluarën e saj të idealizuar, si e prerë me thikë nga dhembja e jetës së saj reale. Në qendër të dramës është pikërisht kriza e një familjeje, e përfshirë nga një sërë problemesh, siç është varësia nga droga apo degradimi moral.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.