☁️
Tiranë 22°C · Vranët 18 Shtator 2026
S&P 500 7,642 ▲0.06%
DOW 51,711 ▼0.13%
NASDAQ 26,467 ▲0.19%
NAFTA 95.44 ▼1.84%
ARI 4,419 ▲0.45%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1486 EUR/GBP 0.8590 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 91.3704 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3687 EUR/TRY 55.9468 EUR/JPY 179.02 EUR/CAD 1.6058 EUR/USD 1.1486 EUR/GBP 0.8590 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 91.3704 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3687 EUR/TRY 55.9468 EUR/JPY 179.02 EUR/CAD 1.6058
₿ CRYPTO
BTC $81,121 ▲ +5.96% ETH $2,626 ▲ +7.08% XRP $1.3958 ▲ +7.92% SOL $112.8600 ▲ +11.91%
S&P 500 7,642 ▲0.06 % DOW 51,711 ▼0.13 % NASDAQ 26,467 ▲0.19 % NAFTA 95.44 ▼1.84 % ARI 4,419 ▲0.45 % S&P 500 7,642 ▲0.06 % DOW 51,711 ▼0.13 % NASDAQ 26,467 ▲0.19 % NAFTA 95.44 ▼1.84 % ARI 4,419 ▲0.45 %
EUR/USD 1.1486 EUR/GBP 0.8590 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 91.3704 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3687 EUR/TRY 55.9468 EUR/JPY 179.02 EUR/CAD 1.6058 EUR/USD 1.1486 EUR/GBP 0.8590 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 91.3704 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3687 EUR/TRY 55.9468 EUR/JPY 179.02 EUR/CAD 1.6058
18 Sht 2026
Breaking
Arte

Teatri i Prizrenit sjell në Amfiteatrin Antik të Durrësit dramën “Pylli”

Në kuadër të Dyrrachium International Theater Festival, Amfiteatri Antik i Durrësit mirëpriti në natën e dytë të festivalit trupën e Teatrit “Bekim Fehmiu” të Prizrenit.

Artistët nga Prizreni sollën në skenë dramën psikologjike “Pylli”, vepër e Florian Zeller, me regji të Erson Zymberit.

Kjo dramë trajton tema të thella psikologjike, duke eksploruar kufirin mes së vërtetës dhe iluzionit, kujtesës, fajit dhe identitetit. Përmes një rrëfimi të ndërtuar me tension dhe atmosferë të errët, shfaqja e fton publikun në një udhëtim ku çdo kujtim, zgjedhje dhe heshtje mund të ndryshojë rrjedhën e së vërtetës.

Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako tha sot se “ky festival ndërkombëtar ka sjellë në Durrës artistë, trupa teatrore dhe histori nga hapësira të ndryshme kulturore, duke e kthyer qytetin në një pikëtakim të rëndësishëm të teatrit bashkëkohor”.

Në festival marrin pjesë gjashtë trupa teatrore nga Shqipëria, Turqia, Kosova, Maqedonia e Veriut, Bullgaria dhe Rumania.

Siparin e festivalit e hapi drama “Të verbërit”, me regjisor Qendrim Rijanin, e cila përmblidhte historitë e 11 njerëz të verbër, të cilët në një mjedis të panjohur dhe pa asnjë rrugëdalje zhvillonin udhëtimin shpirtëror të tyre përmes frikërave, kujtimeve, së kaluarës dhe botës së brendshme të individit.

Në përfundim të edicionit të parë, juria e përbërë nga emra të njohur të skenës dhe ekranit shqiptar do të shpallë fituesit e këtij festivali.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.