Teater

Teatrot Kosovë-Serbi shfaqje premierë në Beograd, interpreton edhe djali i Bekim Fehmiut

Mediat serbe dhe faqja zyrtare e Teatrit Kombëtar të Beogradit bëjnë me dije premierën e shfaqjes “Romeo dhe Xhuljeta” në datën 5 prill, ora 19:30.

kosove25Shfaqja me regji nga Miki Manojlović dhe bashkëproducentit nga Kosova, Jeton Neziraj është një projekt i përbashkët teatror që synon të thyejë barrierat gjuhësore dhe urrejtjen nacionale mes dy popujve duke përçuar mesazhin e integrimit dhe harmonisë mes njerëzve pa dallime etnike. Në rolin e Romeos do ta luajë aktori shqiptar, Alban Ukaj kurse Xhulietën, dy aktoret serbe: Milica Janevski dhe Jovana Gavriliovic.

Në këtë projekt të rëndësishëm, për herë të parë në Teatrin Kombëtar të Beogradit, interpreton edhe Uliks Fehmiu, në teatrin, ku ende është i gjallë kujtimi i të atit, aktorit të mirënjohur, Bekim Fehmiu.

Pjesë tjetër e kësaj shfaqjeje janë edhe aktorët shqiptarë e serbë si: Mensur Safciu, Nikola Rakoçeviq, Armend Ismaili, Nebojsha Glogovac, Goran Jevtiq, Armend Baloku, Faris Berisha, Uliks Fehmiju, Edona Reshitaj, Natasha Tapushkoviç, Anita Mançiç dhe Arta Selimi. Dramaturgjia nga Olga Dimitrijević, skenografia, Branko Hojnik, kostumografia Zora Mojsilović Popović, koreografia, Sonja Vukićević.kosove1

Një vit më parë u prezantua projekti i përbashkët i Qendrës MultiMedia-Prishtinë dhe Radionica Integracije-Beograd. “Ka diçka shumë të rëndësishme në jetën time e ajo është që jeta është kaluese dhe ka një fund “ tha Manojlović, duke shtuar që nëse teatri është art dhe krijuesit teatrorë kanë një ndjeshmëri të zhvillimit shoqëror, ata kanë një impuls që i shtyjnë të veprojnë në momente të caktuara.

kosove3“Aktorët do të interpretojnë në dy gjuhë, shqip dhe serbisht dhe në moment të caktuara edhe në anglisht. Tema e parë që do të prekim është kërkimi i urrejtjes, pastaj e kundërta e saj, dashuria dhe tema e tretë, po aq e rëndësishme, komunikimi, përmes gjuhës si mur, por edhe si mundësi takimi”-shprehet Manojlović .

Asistenti i shfaqjes,njëherësh aktori Goran Jefitiç tha se audicioni nuk është bërë në mbi bazën e ndarjes etnike por i hapur për të gjithë aktorët pa dallim. “Për mua nuk është e rëndësishme nacionaliteti i dikujt në publik dhe është ofendues nëse mendoni që unë luaj për një nacionalitet të caktuar, unë luaj për njerëzit që atë natë vijnë në shfaqje.

Aktorët shqiptarë do të luajnë për publikun serb në Beograd ndërsa aktorët serbë do të luajnë për publikun shqiptar në Prishtinë dhe kushdo qoftë në publik nuk mund ta dimë. Ajo që është e sigurt është se ky projekt është shumë i rëndësishëm, flasim dy gjuhë. Dhe ju lutem që si njerëz të na lejoni të merremi me art”, tha Jefitiç.

Ndërsa Anita Mançiç tha se tema që e trajton shfaqja është shumë e rëndësishme për të dy popujt.kosove
“E vetmja gjë që unë e llogaris është të menduarit për urrejtje. Gjatë gjithë mëngjesit kam menduar se çka do të provokonte urrejtja, sepse e di se çka pason pas dashurisë por nuk e di se çka prodhon urrejtja dhe ajo që më ka interesuar gjatë gjithë viteve në këto hapësira më ka interesuar puna e urrejtjes, dhe nuk do të doja që shfaqja jonë të jetë problematike. Do të doja që përkundrazi të sjellë një energji krejt tjetër, kështu që unë llogaris se kudo që të luajmë do të na shikojë publiku që është i interesuar për temën që ne e trajtojmë.”, tha Mançiç që njëherësh do të luaje në këtë shfaqje.

Ndërkohë, po sipas medieve serbe bëhet e ditur se kjo shfaqje do të jepet premierë në gjysmë të majit në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

Shfaqja do të jepet edhe në datat, 8 dhe 9 prill, në skenën e madhe të TK të Beogradit. Projekti mbështetet financiarisht nga Ministria e Kulturës Serbe, Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, Komisioni Europian, etj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button