Ekonomia

TEC-i i Vlorës do të përfshihet në projektin e gazifikimit

untitled2Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka siguruar një fond për studimin e gazifikimit të vendit nga projekti TAP dhe donatorë të tjerë, pjesë e të cilit është dhe TEC-i i ri i Vlorës, që ende nuk ka nisur nga prodhimi i energjisë elektrike.
Ministri i Energjisë dhe Industrisë (MEI), Damian Gjiknuri, ndërsa e ka quajtur TEC-in e Vlorës, “një nga projektet e dështuara të qeverisë së kaluar”, e konsideron atë si “një nga ato gropat e tjera që kemi trashëguar dhe që po punojmë për ta mbyllur. Ne vazhdojmë paguajmë për TEC-i, ndërkohë që nuk prodhon”, eshte shprehur ai.
I programuar për të punuar me naftë, çmimi i të cilës nuk e bën aspakt eficent prodhimin e energjinë, TEC-i për shkak të defekteve ende të pariparuara, nuk është marrë në dorëzim pas 6 vitesh, ndonëse ndërtimi i tij kushtoi rreth 100 milionë usd, kredi e Bankës Botërore.
Ministri Gjiknuri ka deklaruar së fundi se nga Zvicra, TAP-i dhe donatorë të tjerë është siguruar një pjesë të financimit për të kryer studimin e fizibilitetit për gazin, përfshirë lidhjen e TEC-it të Vlorës me rrjetin e gazit, pasi kjo lidhje konsiderohet përparësi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button