☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,479 ▼ -0.88% ETH $1,993 ▼ -1.76% XRP $1.3257 ▼ -2.08% SOL $81.8300 ▼ -2.36%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Politika

Tedi Blushi: “Të fortët që ndërtojnë kulla në mes të Tiranës amnistohen”

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi me anë të një postimi në Facebook ka akuzuar qeverinë e vendit se dënon me burg më të varfrit dhe më të dobëtit në vend, teksa ka sjellë rastin e një 56-vjeçari nga qyteti i Korçës që është arrestuar për shkak se po riparonte banesën e tij për festat.

Blushi shkroi më tej se oligarkët dhe të fortët që ndërtojnë kulla pa leje në mes të Tiranës amnistohen, ndërsa kur të dobëtit rregullojnë shtëpitë e tyre, ata ndëshkohen.

“Sikur të mos u mjaftonte mjerimi ku i ka zhytur me keqqeverisjen e tij 10-vjeçare, Edi Rama po u ofron të varfërve dhe më të dobtëve për Krishtlindje dhe në prag të Vitit të Ri vetëm një festë: burgun!

Policia e “Rilindjes” njofton me bujë të madhe se ka proceduar penalisht një 56-vjeçare në fshatin Mborje të Korçës pse po riparonte banesën e saj për festa.

 

Kur të dobëtit rregullojnë shtëpitë e tyre, për regjimin fashist quhet krim dhe meriton ndëshkim.

 

Kur oligarkët dhe të fortët ndërtojnë kulla pa leje mes Tiranës, amnistohen, pasurohen dhe shpërblehen nga “Rilindja” me tendera.

Koha që qytetarët të marrin në dorë fatet e tyre ndaj këtij regjimi kriminal që i trajton shqiptarët e varfër si armiq, i shtyp, i dhunon, i arreston, u rrëmben pronën, u shkatërron të ardhmen dhe i dëbon nga Shqipëria”, shkroi ai.

2 Komente

  • Andis 27 December 2022, 04:47

    Shume lajm i vjeter per te qene I vertete.Mos harroni ne pushtet vihet me platforme dhe jo me akuza mediatike neper media sociale.

  • SEO Guy 03 January 2023, 01:53

    Ilir Meta nxjerr keto papagajt qe te perserisin ato qe i thote Mona me Tit Vasilin ne telefon.

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.