Bota

Teksas, burg përjetë për vrasësin e snajperit më të mirë të Amerikës

Një person nga Teksasi është dënuar me burgim të përjetshëm, pa mundësinë e lirimit me kusht, pasi është gjetur fajtor për vrasjen e një ushtari të marinës amerikane, historia e të cilit është bërë temë e filmit “American Sniper”.

Eddie-Ray-Routh-in-CourtEdi Rej Ruth, 27 vjeç (në foton kryesore) është shpallur fajtor për vrasjen e snajperit Kris Kajl dhe shokut të tij, Ced Litellfild, në Teksas, në shkurt të 2013-s. Gjykimi dyjavor ka tërhequr vëmendjen masive të mediave në Amerikë, i cili ka përkuar edhe me daljen në publik të filmit të regjisorit Klint Istud, i cili bazohet në kujtimet e Kajl.

kyle042way-8e0bece34620a9df9592b5c9e3221fb9895a3fe8-s1100-c15
Snajperi Kris Kajl

 

Është thënë zyrtarisht se Kajl ka vrarë 160 njerëz gjatë katër turneve të tij në Irak. Avokatët e Routh kanë thënë se klienti i tyre vuan nga problemet psiqike. Edhe vetë Routh ka qenë ish-pjesëtar i marinës amerikane.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button