Teknologji

Telegram, tani edhe me mesazhe ‘të heshtura’

Telegram, aplikacioni për mesazhet të koduara, i cili sapo ka arritur 100 milionë përdorues, po përditësohet.

Të rejat kanë të bëjnë më shumë me ‘supergrupet’ dhe grupet publike. Këto të fundit, siç thotë dhe kompania në blogun e saj, kanë 400 mijë shikime në ditë. Mes të rejave gjithashtu është edhe mundësia për administratorët e grupeve që të dërgojë mesazhe “të heshtura”, pa njoftime.

Një funksion i nevojshëm ky, për të mos shqetësuar anëtarët e një grupi në orare të papërshtatshme, apo për mesazhe që nuk janë urgjente dhe që mund të lexohen kur anëtarët ndjekin grupin dhe do të lidhen në çat.

Përveç këtyre në supergrupet dhe grupet që deri tani mund të shkojnë deri në 1 mijë anëtarë, mesazhet mund të redaktohen edhe pasi i keni dërguar.

Telegram është krijuar dy vite e gjysëm më parë nga themeluesit e rrjetit social rus, VK, dhe ka pak që ka kaluar 100 milionë përdorues aktiv në muaj. Me 350 mijë të rinj në ditë. Çdo ditë në platformë kalojnë 15 miliardë mesazhe. Grupet publike që mund të krijohen nga përdorues dhe të ndjekur nga një numër i madh anëtarësh, kanë vetëm një vit që janë bërë publik, por kanë arritur mjaft sukses. Me tragjeditë e Parisit, aplikacioni përfundoi në kronika, pasi disa prej terroristëve shpalosnin aty propagandën e tyre.

Disa prej këtyre grupeve të përdorura nga ISIS, vetëm në fund të nëntorit Telegram bllokoi qindra, numëronin 10 mijë ndjekës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button