☁️
Tiranë 7°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 102.83 ▼0.05%
ARI 4,605 ▲1.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $67,680 ▲ +0.28% ETH $2,064 ▲ +0.8% XRP $1.3229 ▼ -2.15% SOL $83.7100 ▲ +0.07%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 102.83 ▼0.05 % ARI 4,605 ▲1.05 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 102.83 ▼0.05 % ARI 4,605 ▲1.05 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Telekom ndryshon emrin dhe pronarin, Elvin Guri do të bëhet aksioner kontrollues i “One”

Telekom Albania zyrtarizoi të enjten emrin e ri zyrtar në markës në One, ndërsa do të ketë ndryshime të rëndësishme edhe në strukturën e saj aksionere. Kompania bën të ditur se biznesmeni shqiptaro-bullgar, Elvin Guri do të bëhet aksioner kontrollues i kompanisë holding Albania Telecom Invest (ATI), që zotëron 99.9% të aksioneve në One Telecommunications.

Sipas informacionit më të fundit zyrtar në bilancin e One, Elvin Guri mban aktualisht 35% të aksioneve në ATI, ndërsa do të blejë edhe 19% të kuotave nga ortaku tjetër, biznesmeni bullgar Spas Rusev, për të arritur në 54% të aksioneve. Ndërkohë, Spas Rusev do të dalë përfundimisht nga investimi në kompani, duke i shitur kuotat e tij tek Atanas Dobrev. Ky i fundit do të ketë 46% të aksioneve. Dobrev është prej vitit 2008 drejtor i përgjithshëm i Vivacom, kompania më e madhe e telekomunikacioneve në Bullgari.

Në korrik të këtij viti, Rusev finalizoi edhe shitjen e paketës kontrolluese të aksioneve në Vivacom te shoqëria hollandeze United Group, në një operacion që preku shifrën e 1.2 miliardë eurove.

Sipas One Telecommunications, ndryshimi forcon fokusin e kompanisë në këtë industri, si dhe objektivat për t’u zgjeruar më tej, për krijimin e një kompanie me prani rajonale, por me rrënjë shqiptare. Sipas One, kjo është dhe një garanci për interesat afatgjata të pronarëve në vend.

Elvin Guri e nisi aktivitetin sipërmarrës në fillim të viteve 2000 në Bullgari, ku së bashku me ortakun e tij Ivan Hristanov, themeloi kompaninë e mikrofinancës JetFinance International. Në vitin 2007, JetFinance u ble nga grupi francez BNP Paribas.

Aktualisht, Elvin Guri është drejtor i përgjithshëm i Empower Capital, fond i profilit private equity, që ka si qëllim investimin në kapitalin e kompanive private, për të mbështetur rritjen e tyre.

ATI e bleu Telekom Albania, sot One Telecommunications, për 50 milionë euro në fillim të vitit 2019, pasi qeveria shqiptare refuzoi të jepte miratimin për shitjen e aksioneve te ofertuesi më i lartë në tenderin e shpallur nga Cosmote, kompania publike serbe, Telekom Srbija.

Mbështetur në të dhënat nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), në mesin e këtij viti One raportonte 757 mijë përdorues aktivë të telefonisë celulare ose 33.4% të tregut.

Shitjet e One për vitin e kaluar prekën vlerën e 8.47 miliardë lekëve, në rënie të lehtë me 3.7% krahasuar me vitin 2018. Sipas totalit të të ardhurave, One mbante rreth 31% të tregut të shërbimeve të komunikimit të lëvizshëm.

Për vitin 2019, One raportoi një fitim neto në vlerën e 269 milionë lekëve, pasi në vitin e fundit si pjesë e grupit Cosmote pati pësuar një humbje rekord prej 4.7 miliardë lekësh.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.