Tiranë 5°C · Pjesërisht vranët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,577 ▲ +0.7% ETH $2,005 ▲ +0.79% XRP $1.3360 ▲ +0.98% SOL $82.4700 ▼ -0.17%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Tenderi për zonën ekonomike Spitallë, Edil Al-IT dhe Pelikan dy kompanitë që paraqitën oferta

Tenderi për dhënien me koncesion të zonës zhvillimore ekonomike të Spitallës në Durrës nuk ka dështuar për herën e katërt. Dy oferta janë paraqitur në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes ditën e fundit të paraqitjes së tyre. Pranë ministrisë, e cila deri dje “kryqëzonte gishtat”, nuk kishte mbërritur asgjë në rrugë elektronike.

Pas hapjes së dosjeve, komisioni i shqyrtimit të ofertave vijoi punën me dokumentacionin me dyer të mbyllura.

Mësohet se ofertën më të më madhe e ka dhënë kompania Edil Al -IT me seli në Tiranë. Kjo firmë kërkon të zhvillojë këtë zonë me një investim rreth 89 milionë eurosh ndërsa synon të hapë 12 mijë vende të reja pune. Zarfi i dytë është ai i kompanisë Pelikan sh.p.k. Investimi i firmës nga Durrësi është për 10 vite, deri në 2027-n dhe ka një vlerë prej 38.9 milionë eurosh. Pelikan sh.p.k. thotë se do të hapë 2,500 vende të reja pune.

Objekti i kontratës është ndërtimi, zhvillimi, mirëmbajtja dhe operimi i zonës së teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik, në Spitallë, Durrës, për një periudhë 99-vjeçare.

Shtrihet në afërsi me Portin e Durrësit, më të madhin dhe më të rëndësishmin në Shqipëri, pranë qytetit të dytë për nga zhvillimi ekonomik në Shqipëri, Durrësit, vetëm 30 km larg aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza”, 37 km nga kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana.

Në kriteret e përzgjedhjes së fituesit, propozimi teknik për ndërtimin e zonës vlerësohet me 25 pikë, ndikimi mjedisor 10 pikë, ndikimi social 15 pikë, koha e përfundimit të investimit 10 pikë dhe kapaciteti financiar dhe mundësia e financimit të projektit (plani i biznesit) me 40 pikë.

Përpjekjet fillestare në vitin 2015 për dhënien e 500 hektarëve në Spitallë, një zonë afër Durrësit dështuan pasi kompanitë kineze, “Zhejiang Haiteng Investment Co” dhe “Bejing Dongrun Tongbao Technology Co shfaqën mangësi.

Për zhvillimin e kësaj zone është miratuar edhe një plan i detajuar për lehtësisë fiskale që do të përfitojë investitori potencial, që kanë të bëjnë me: hyrjen dhe daljen e mallrave nga zona; reduktimin me 50% të masës së normës së tatimit mbi fitimin për zhvilluesin e zonës për pesë vite, e njëjta që do të përfitohet edhe nga ana e përdoruesve; për 3 vite zhvilluesit do t’i njihen si shpenzime të zbritshme 20% e shpenzimeve kapitale vjetore; projektet e ndërtimit brenda zonës do të përjashtohen nga taksa vendore e ndikimit në infrastrukturë, nga taksa mbi pasurinë, mbi kalimin e së drejtës së pronësisë; njohjen si të zbritshme të shpenzimeve për paga dhe kontribute, për trajnimin e punonjësve; për kërkim shkencor dhe zhvillim, transferimin e veprimtarisë ekonomike, etj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.