ParlamentarePolitika

Tension në Parlament, shmanget përplasja Dogjani-Beqja

Momente tensioni janë verifikuar këtë të enjte në seancën parlamentare, mes deputetit demokrat Asllan Dogjani dhe ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Shkak janë bërë pretendimet e Dogjanit, që në emër të PD ka akuzuar Beqajn për abuzime të rënda në shëndetësi.

Situata është tensionuar edhe më shumë kur Dogjani është afruar tek ulësja e Beqajt, por ndërhyrja e efektivëve të Gardës së Republikës ka shmangur përplasjen fizike.

Beqaj ka kërkuar nga Dogjani që të distancohet nga deklarata e tij, por Dogjani ka vijuar me akuzat se ministri ka lënë në mëshirë të fatit pacientët në spitale.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button