Tiranë 8°C · Pjesërisht vranët 26 March 2026
S&P 500 6,592 ▲0.54%
DOW 46,429 ▲0.66%
NASDAQ 21,930 ▲0.77%
NAFTA 91.45 ▲1.25%
ARI 4,536 ▼0.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $71,220 ▲ +0.64% ETH $2,163 ▲ +0.12% XRP $1.4116 ▼ -0.38% SOL $91.7400 ▲ +0.71%
S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 91.45 ▲1.25 % ARI 4,536 ▼0.35 % S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 91.45 ▲1.25 % ARI 4,536 ▼0.35 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Politika

Termeti në Itali: Humb jetën shqiptari Erjon Toro, MPJ: 7 të tjerë të plagosur

Ministria e Jashtme e Shqipërisë, në kontakt të ngushtë me Ambasadën Shqiptare në Romë dhe autoritetet italiane kanë siguruar të dhëna të përditësuara mbi shtetasit shqiptarë të prekur nga tërmeti, në radhët e të cilëve është regjistruar një viktimë.
Sipas një njoftimi online të MPJ, personi që ka humbur jetën është shtetasi Erjon Toro, 33 vjeç, nga Kurjani i Roskovecit, i cili banonte në Amatrice, ndërkohë që numri i shqiptarëve të plagosur është 7 vetë.

Shqiptari Erjon Toro, i cili ishte djalë i vetëm, vellai i tre motrave dhe kishte 15 vite ne Itali, babai i dy fëmijëve, vajzë dhe djalë, nuk ka mundur të shpëtojë. Ndersa dy femijët 3 e 5 vjeç dhe bashkëshortja kanë shpëtuar dhe janë në spital.

“Nga kontaktet që ambasada jonë në Romë po mban në mënyrë të vazhdueshme me autoritetet italiane dhe shtabet e krizës bëhet e ditur se në spitalin ‘Gemelli’ të Romës ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore shtetasit shqiptarë të mëposhtëm:

Xhesika Hasani,

Sara Hasani,

Romina Duro,

Lori Duro,

Hatixhe Hasanaj”.

Në spitalin e Rietit ndodhet ndërkohë jashtë rrezikut për jetën shtetasja shqiptare me inicialet:

Xh.T;

Ndërsa në spitalin e rajonit të Akuilës ndodhet në një gjendje më të rëndë shtetasja me inicialet: E.T.

Ministria e Punëve të Jashtme i shpreh ngushëllimet ‘më të thella’ familjës së viktimës dhe uron për shërim të shpejtë të të plagosurve.

“Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Romë është e angazhuar për të ndjekur hap pas hapi në terren si dhe në koordinim të plotë me autoritetet italiane dhe për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve shqiptarë të plagosur. MPJ do të vijojë të informojë opinionin publik mbi ecurinë e situatës”, përfundon njoftimi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.