☁️
Tiranë 17°C · Vranët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $70,888 ▼ -3% ETH $2,186 ▼ -3.27% XRP $1.3278 ▼ -1.99% SOL $81.8400 ▼ -3.73%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Maqedonia

Thaçi: Ahmeti s’i përfaqësoi shqiptarët në takimet e liderëve

Kreu i PDSH-së Menduh Thaçi ka akuzuar kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti se në takimet e liderëve partiakë për tejkalimin e krizës politike, nuk ka përfaqësuar çështjen shqiptare, por ka folur me gjuhën e Gruevskit dhe në mbrojtje të tij.

Sa u përket kërkesave të shqiptarëve në këto takime, Thaçi është shprehur se të njëjtat janë mbrojtur nga PDSH-ja dhe jo nga BDI-ja.

“Ahmeti në takimet e liderëve nuk e ka hapur gojën! Në takimin e katërt unë i kam thënë: o pehlivan, fole bre një fjalë! Asnjë fjalë nuk e tha, sidomos pas publikimit të bombave të opozitës maqedonase”, pohon Thaçi.

Thaçi pohon se i ka tingëlluar shokuese deklarata e Ali Ahmetit se ai është përkujdesur që të mos përbuzet kryeministri Gruevski dhe të mos denigrohet Zaevi.

“Ahmeti sillet sikur të ishte komisionari Hahn, kurse harron se ai është katërcipërisht përgjegjës, si objektivisht ashtu edhe subjektivisht, njëjtë sa edhe Gruevski”, ka deklaruar Thaçi.

Akuzat e kreut të PDSH-së Menduh Thaçi, nga BDI-ja i kanë vlerësuar si deklarata që kanë për qëllim fitimin e pikëve politike.

Zëdhënësi i kësaj partie, Bujar Osmani ka thënë se për BDI-në është me rëndësi që temat shqiptare të jenë pjesë e agjendave të proceseve që mbajnë vulën e partnerëve ndërkombëtarë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.