Kosova
Thaçi: Ata që po shkaktojnë destabilizim janë armiqtë më të mëdhenj të Kosovës
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se Qeveria e Kosovës është në bisedime të drejtpërdrejta me Qeverinë e Maqedonisë dhe ka marrë masa për të siguruar kufirin.
“Jam thellësisht i brengosur mbi dhunën që ka shpërthyer në Maqedoni gjatë vikendit. Kam vizituar Shkupin kohëve të fundit, jam takuar më lidershipin e atij vendi dhe Kosova e sheh Maqedoninë si një aleat dhe partner”, ka thënë Thaçi, raporton lajmpress.
“Le ta themi më zë dhe ta bëjmë të qartë, këto forca që po punojnë të sjellin jo stabilitet në Maqedoni janë armiqtë më të mëdhenj të stabilitetit në tërë Ballkanin, përfshirë edhe Kosovën”, tha ai.