☁️
Tiranë 6°C · Vranët 13 March 2026
S&P 500
DOW 46,678 ▼1.56%
NASDAQ 22,312 ▼1.78%
NAFTA 95.31 ▼0.44%
ARI 5,108 ▼0.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8628 EUR/CHF 0.9041 EUR/ALL 96.1954 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4310 EUR/TRY 50.9336 EUR/JPY 183.50 EUR/CAD 1.5700 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8628 EUR/CHF 0.9041 EUR/ALL 96.1954 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4310 EUR/TRY 50.9336 EUR/JPY 183.50 EUR/CAD 1.5700
₿ CRYPTO
BTC $71,419 ▲ +2.87% ETH $2,110 ▲ +4.15% XRP $1.4106 ▲ +2.9% SOL $89.3200 ▲ +4.84%
S&P 500 DOW 46,678 ▼1.56 % NASDAQ 22,312 ▼1.78 % NAFTA 95.31 ▼0.44 % ARI 5,108 ▼0.35 % S&P 500 DOW 46,678 ▼1.56 % NASDAQ 22,312 ▼1.78 % NAFTA 95.31 ▼0.44 % ARI 5,108 ▼0.35 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8628 EUR/CHF 0.9041 EUR/ALL 96.1954 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4310 EUR/TRY 50.9336 EUR/JPY 183.50 EUR/CAD 1.5700 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8628 EUR/CHF 0.9041 EUR/ALL 96.1954 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4310 EUR/TRY 50.9336 EUR/JPY 183.50 EUR/CAD 1.5700
13 Mar 2026
Breaking
Kosova

Thaçi betohet si president i Kosovës: “Betohem se do të respektoj ligjet dhe Kushtetutën e vendit”

Hashim Thaçi është betuar paraditen e sotme si presidenti i ri i Kosovës, duke pasuar në këtë detyrë presidenten Atifete Jahjaga.
Në fjalën e tij në Parlament, pa praninë e opozitës, Thaçi ka vënë në dukje se gjatë gjithë karrierës së tij politike është angazhuar në të gjitha proceset për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
“Kam shërbyer me përkushtim gjatë detyrës sime si kryeministër”, ka thënë Thaçi, i cili ka premtuar se do të jetë garant i Kushtetutës.
“Betohem se do të respektoj ligjet dhe Kushtetutën e vendit dhe se do të jem përfaqësues i të gjithë qytetarëve, pa dallim feje dhe etnie”, ka thënë Thaçi.
Pasi i ka drejtuar një falenderim edhe tashmë ish-presidentes Jahjaga, Thaçi e ka vënë theksin tek e ardhmja e Kosovës dhe marrëdhëniet e saj me Serbinë fqinje.
“Kosova dhe Serbia nuk duhet ta pengojnë njëra-tjetrën në rrugën drejt Bashkimit Evropian”, ka thënë mes të tjerash Thaçi.
Ndërkohë, teksa ai u drejtohej deputetëve me fjalimin e rastit, jashtë godinës së Kuvendit policia ka sprapsur disa të rinj që hidhnin gurë ndaj mureve të Kuvendit.
Ceremonitë për ardhjen e Thacit në krye të shtetit do të vijojnë nesër me një event me rreth 1.300 të ftuar në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

1 Koment

  • UROSH LESHI 07 April 2016, 17:15

    Urime urime.

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.