☀️
Tiranë 6°C · Kthjellët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲0%
ARI 4,524 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,659 ▲ +0.05% ETH $2,004 ▼ -0.19% XRP $1.3264 ▼ -1.09% SOL $82.0800 ▼ -0.57%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲0 % ARI 4,524 ▲0 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲0 % ARI 4,524 ▲0 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Kosova

Thaçi: Dialogu në Bruksel përmbyllet me njohjen e Kosovës nga Serbia

thaciKryeministri në detyrë, Hashim Thaçi, ka shprehur besimin se në fund të procesit negociator në Bruksel me Serbinë do të vijë deri të njohja e plotë e realitetit, përfshirë edhe njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Në fund të tërë procesit do të kemi pranim të plotë të realitetit, përfshirë edhe pavarësinë e Kosovës, si pjesë e pandashme e arkitekturës së Ballkanit. Nuk kam asnjë dyshim se po shkojmë në atë drejtim”, ka thënë Thaçi në një intervistë për të përditshmen serbe, “Danas”.

Thaçi ka thënë se partia e tij, si fituese e qartë e zgjedhjeve, pret që ta udhëheq Qeverinë edhe në katër vitet e ardhshme. Por, thotë se aktualisht çështja e mandatarit është para Gjykatës Kushtetuese dhe se ai do ta respektojë çfarëdo vendimi që sjellë kjo gjykatë.

“Cilido që të jetë formati i Qeverisë, dialogu me fqinjët është kushti kryesor për integrimet evropiane. Kosova ka arritur që ta vendos kufirin e qartë me Serbinë dhe nuk ka asnjë dyshim që Serbia është dashur ta pranojë rendin juridik dhe kushtetues të Kosovës, si i vetmi ligjbërës në veri të Kosovës. Kjo është rrugë në një drejtim, që do ta vazhdojë si bazë për vendosjen e marrëdhënieve normale në Ballkan”, ka thënë ai.

Kryeministri Thaçi ka potencuar se serbët, si pakicë, i kanë vendet e rezervuara sipas Kushtetutës në Qeverinë e Kosovës.

Ndërsa duke folur për sigurinë e qytetarëve serbë në Kosovë, Thaçi ka thënë se “Bashkësia serbe është e sigurt në Kosovën e pavarur. Sipas statistoave, më e sigurt është të lëvizësh nëpër Prishtinë sesa në Beograd”, ka thënë Thaçi, duke potencuar se duhet të përkujdesen që të zbatohen marrëveshjet e dialogut, në mënyrë që situata të normalizohet.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.