Thaçi: Duke kujtuar të kaluarën, po ndërtojmë të ardhmen e shtetit
Kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, ku deklaroi se “duke respektuar të kaluarën, luftën heroike dhe gjakun e derdhur për liri, po ndërtojmë shtetin e Kosovës dhe të ardhmen tonë”.
“Sot përkujtojmë të rënët e kombit, komandantin legjendar Adem Jashari, të rënët e familjes Jashari dhe të gjithë komandantët dhe dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha kryeministri në detyrë.
Thaçi tha se, “duke kujtuar të kaluarën marrim energji të reja për t’u angazhuar drejt integrimit në Bashkimin Evropian dhe NATO”.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.