Thaçi: Kosova ka bërë përparim të hatashëm në vitet e pavarësisë
Zëvendëskryeministri i vendit, Hashim Thaçi në samitin rajonal ministrial, organizuar nga Sllovenia dhe Franca tha se Kosova ka bërë përparim të hatashëm në vitet e pavarësisë, por se vonesat e BE-së por edhe shteteve të Ballkanit në normalizim të marrëdhënieve mund të rrezikojnë këtë progres.
Lexoni të plotë postimin e Thaçit në Facebook:
“Sot jam në Brdo të Sllovenisë ku kemi samitin rajonal ministrial organizuar nga Sllovenia dhe Franca. Është mundësi e mirë për të bashkëbiseduar edhe një herë me homologët e rajonit por edhe shteteve të BE-së për integrimin e shtetin tonë në BE. Kam potencuar në fjalimin tim se Kosova ka bërë përparim të hatashëm në vitet e pavarësisë por se vonesat e BE-së por edhe shteteve të Ballkanit në normalizim të marrëdhënieve mund të rrezikojnë këtë progres. Kosova po dëshmohet si kampione e dialogut, normalizimit dhe fqinjësisë së mirë dhe ne presim që kontributi ynë të vlerësohet konform punës që bëjmë në paqebërje”.