Thaçi-Mustafa, dorëzim-pranimi i detyrës së Kryeministrit në 12 dhjetor
Pranim-dorëzimi i detyrës nga kryeministri Hashim Thaçi tek kryeministri i sapozgjedhur i qeverisë së Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, do të bëhet në 12 dhjetor 2014, ditë e premte, në ora 14:00, bën të ditur zyra e Kryeministrit kosovar.
Para katër viteve 12 dhjetori ishte dita e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë.
Edhe pse zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit 2014 ishin të parakohëshme, kryeministri Hashim Thaçi përmbushë të plotë mandatin e dytë, që është katërvjeçar, pasi zgjedhjet e para katër viteve u mbajtën në 12 dhjetor 2010. Ato zgjedhje ishin të jashtëzakonshme pas shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës në 2 nëntor 2010, që ishte shpërndarja e parë në historinë e parlamentarizmit kosovar, që u pasua me të dytën në 7 maj 2014.