☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 25 March 2026
S&P 500 6,556 ▼0.37%
DOW 46,124 ▼0.18%
NASDAQ 21,762 ▼0.84%
NAFTA 88.47 ▼4.2%
ARI 4,548 ▲3.32%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $71,118 ▲ +0.27% ETH $2,172 ▲ +0.8% XRP $1.4210 ▼ -0.15% SOL $92.2300 ▲ +0.94%
S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 88.47 ▼4.2 % ARI 4,548 ▲3.32 % S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 88.47 ▼4.2 % ARI 4,548 ▲3.32 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Politika

Thaçi në Tiranë: Rama ka të drejtë të flasë për Kosovën – por jo në emër të saj

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka komentuar debatet e ditëve të fundit për marrëdhëniet Kosovë – Shqipëri. Duke folur për vizitën e shumëdiskutuar të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Beograd, Thaçi ka thënë se Rama ka të drejtë të flasë për Kosovën, por jo në emër të saj.

“Zoti Rama ka të drejtë plotësisht të flasë për Kosovën, jo në emër të Kosovës. Për Kosovën vendosin institucionet legjitime”, ka thënë presidenti i Kosovës në emisionin “Opinion” në TV Klan.

“Edhe unë flas për Shqipërinë kur të me jepet mundësia, por vendimmarrja i takon Tiranës”, ka shtuar Thaçi, transmeton Gazeta Express. Kosova dhe Shqipëria nuk janë në garë, por janë shtete që e plotësojnë njëra-tjetrën, në të gjitha angazhimet, ka theksuar presidenti i Kosovës.

Nderkohë, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka folur lidhur me deklaratat e ministrit të Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj se Shqipëria nuk mund të përfaqësojë Kosovën në Beograd dhe shkrimet e analistëve të njohur të Kosovës dhe Shqipërise gjatë ditëve të fundit që kanë trajtuar me tone të forta këtë realitet të krijuar mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Thaçi i ka cilësuar këto shkrime dhe këtë diskutim “konfliktual”,  si një debat artificial që është krejt pa kuptim. Sipas tij, raportet mes Kosovës dhe Shqipërisë janë të shkëlqyra dhe se dy shtetet nuk janë në garë por plotësuese të njëra tjetrës.

“Ky debat është aq artificial, aq i kotë, edhe i demshëm mund të jetë dhe pa ndikim. Raportet mes Kosovës dhe Shqipërisë janë të shkëlqyera në nivel institucional dhe privat.Këto opinione janë paraqitur për të paraqtur cështje që nuk ekzisotjnë, janë në kuadrin e një fryme të panevojshme”-tha Thaçi.

 

1 Koment

  • full 19 October 2016, 22:13

    Plehrat shqipetare ne Tirane,ne Prishtine,ne Shkup,ne Ulqin kane qene,jane,dhe do te jene fatekeqesia e kombit shqipetar,e ballkanit,e Europes dhe e botes.Turpi shqipetar.Jo pa qellim shqipetaret jane quajtur me bisht.

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.