☁️
Tiranë 16°C · Vranët 30 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 100.71 ▲1.07%
ARI 4,603 ▲1.73%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,903 ▲ +1.92% ETH $2,073 ▲ +4.19% XRP $1.3529 ▲ +1.79% SOL $84.6000 ▲ +3.28%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 100.71 ▲1.07 % ARI 4,603 ▲1.73 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 100.71 ▲1.07 % ARI 4,603 ▲1.73 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Kosova

Thaçi priti shefin e vëzhguesve të BE-së, shprehen të kënaqur me procesin elektoral

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot shefin e Misionit Vëzhgues të BE-së për zgjedhjet në Kosovë, Alojz Peterle, me të cilin bisedoi për përgatitjet për zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen në Kosovë këtë të diele.

 

Presidenti Thaçi shprehu falënderim për BE-në që i është përgjigjur pozitivisht ftesës së tij që të dërgojë një mision vëzhgues të zgjedhjeve në Kosovë dhe e falënderoi Peterle për angazhimin për të monitoruar zgjedhjet në çdo skaj të Kosovës.

Presidenti u shpreh se është i kënaqur me fushatën.

“Jam optimist se përsëri do të kemi proces elektoral shembullor”, u shpreh Presidenti Thaçi, por shtoi se “shqetësuese kanë qenë lajmet për përpjekjet për frikësim të kandidatëve dhe votuesve në pjesën veriore të Kosovës”.

Peterle njoftoi se BE ka dërguar 100 vëzhgues në Kosovë që do të monitorojnë zgjedhjet në tërë territorin e shtetit, dhe falënderoi KZQ-në dhe institucionet e Kosovës për bashkëpunimin.

Presidenti Thaçi tha se “kushdo që do ti fitojë zgjedhjet, Kosova do të ketë qeveri pro-perëndimore, multi-etnike dhe stabile që do të vazhdojë reformat në të gjithë sektorët”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.