☀️
Tiranë 4°C · Kthjellët 12 March 2026
S&P 500 6,776 ▼0.08%
DOW 47,417 ▼0.61%
NASDAQ 22,716 ▲0.08%
NAFTA 94.35 ▲8.14%
ARI 5,158 ▼0.41%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722
₿ CRYPTO
BTC $69,488 ▼ -0.68% ETH $2,027 ▼ -0.47% XRP $1.3739 ▼ -0.87% SOL $85.2000 ▼ -1.26%
S&P 500 6,776 ▼0.08 % DOW 47,417 ▼0.61 % NASDAQ 22,716 ▲0.08 % NAFTA 94.35 ▲8.14 % ARI 5,158 ▼0.41 % S&P 500 6,776 ▼0.08 % DOW 47,417 ▼0.61 % NASDAQ 22,716 ▲0.08 % NAFTA 94.35 ▲8.14 % ARI 5,158 ▼0.41 %
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722
12 Mar 2026
Breaking
Breaking
Kosova

Thaçi: Shifrat e emigrantëve ilegalë – të manipuluara

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashi Thaçi, ka kritikuar partitë opozitare dhe faktorët tjerë publikë, se po mundohen t’i materializojnë deklaratat e tyre kundër marrëveshjeve të arritura në Bruksel.

tha-ccedil-i-shifrat-e-emigrant-euml-ve-ilegal-euml-jan-euml-t-euml-manipuluara_hdNë një intervistë për lajmi.net, Thaçi ka bërë të ditur se marrëveshja e fundit e arritur në Bruksel në mes të kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, dhe atij të Serbisë Aleksandar Vuçiq, ka marrë bekimin e Kuvendit si dhe të gjitha institucioneve tjera relevante të vendit.

Ai ka shprehur shqetësimin për dezinformatat që po i bëhen qytetarëve të Kosovës nga siç thotë, “disa grupe kriminale”, për t’i motivuar ata për ta lënë vendin dhe të kalojnë kufijtë ilegalisht. Kreu i PDK-së dhe numri dy i Qeverisë së Kosovës ka vlerësuar se numri i migrantëve kosovarë, i cili po publikohet në disa media, nuk është real dhe se ai po tentohet të fryhet nga disa parti opozitare për interesa politikë.

“Është me rëndësi të kuptohet se normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe fqinjësia e mirë me të gjitha vendet e rajonit nuk është interes vetëm i qeverisë apo i disa partive politike, por është interes i të gjitha partive politike dhe i tërë Kosovës. Marrëveshjet e deritashme, përkundër akuzave që bëheshin nga disa parti politike dhe eksponentë të shoqërisë civile, u treguan shumë të dobishme për Kosovën. Pjesa veriore e Kosovës tash është krejtësisht nën juridiksionin e shtetit të Kosovës dhe deri tash kemi parë dy palë zgjedhje të suksesshme, në përputhje me ligjet e Kosovës, që kanë vendosur liderë legjitim në krye të komunave në veri të Kosovës. Frikësimet nga marrëveshjet e arritura, deri tash nuk u materializuan dhe e njëjta do të konfirmohet edhe me marrëveshjen e fundit për gjykatat”, ka thënë ai.

Thaçi thotë se “Qeveria e ka marrë me seriozitet maksimal çështjen e largimit të qytetarëve të Kosovës drejt vendeve perëndimore”.

“Shqetësimi kryesor i Qeverisë është frika nga manipulimi i qytetarëve nga trafikantë të qenieve njerëzore, që janë edhe inkurajuesit kryesorë të këtyre lëvizjeve. Trafikantët, të cilët janë përfituesit e vetëm nga kjo dukuri, po përhapin dezinformata se qytetarët e Kosovës do të përfitojnë strehim dhe asistencë, por edhe leje qëndrimi në vendet e BE-së, edhe pse të gjitha vendet e BE-së e kanë thënë qartë se për qytetarët e Kosovës nuk ka më azil. Gjithashtu, shqetësuese është edhe tendenca që të manipulohet me numrat dhe me fenomenin në përgjithësi, pasi shifrat zyrtare tregojnë për numër shumë më të vogël të të larguarve se shifrat spekulative që përmenden nëpër media prej përfaqësuesve të partive opozitare dhe prej përfaqësuesve të shoqërisë civile të afërt me opozitën në Kosovë”, ka thënë Thaçi.

Njeriu i dytë i Qeverisë thotë se koalicioni aktual qeverisës mes PDK-së dhe LDK-së është koalicion që ka fuqinë dhe stabilitetin politik për t’u përballur me të gjitha sfidat. Ndërsa, thotë se kanë mbetur shumë punë të papërfunduara e të filluara në qeverisjen e kaluar, si formimi i Forcave të Armatosura të Kosovës, përmbushja e obligimeve ndërkombëtare që ka Kosova, dialogu dhe Gjykata Speciale.

“Ne jemi të vonuar me reformën zgjedhore dhe nevoja për një ndryshim domethënës të sistemit është pranuar nga të gjitha palët edhe gjatë legjislaturës së kaluar parlamentare”, thekson Thaçi. “Duke u nisur nga ato pak parregullsi që kemi parë në zgjedhjet e fundit, unë personalisht do të isha në favor të listave të mbyllura”.

Thaçi thotë se të gjitha partitë e përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës duhet të angazhohen të kontribuojnë në mënyrë konstruktive në këto çështje.

“Edhe nëse ka parti që nuk dinë t’i vendosin interesat e Kosovës mbi interesat partiakë, koalicioni aktual qeverisës ka fuqinë që t’i shtyjë përpara të gjitha proceset që janë të rëndësishme për të vendin”, thekson Thaçi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.