Tiranë 10°C · Pjesërisht vranët 22 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.23 ▲2.8%
ARI 4,575 ▼0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0700 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4680 EUR/TRY 51.2211 EUR/JPY 183.75 EUR/CAD 1.5855 EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0700 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4680 EUR/TRY 51.2211 EUR/JPY 183.75 EUR/CAD 1.5855
₿ CRYPTO
BTC $69,159 ▼ -2.24% ETH $2,109 ▼ -2.16% XRP $1.4118 ▼ -2.5% SOL $88.2100 ▼ -2.22%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 %
EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0700 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4680 EUR/TRY 51.2211 EUR/JPY 183.75 EUR/CAD 1.5855 EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0700 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4680 EUR/TRY 51.2211 EUR/JPY 183.75 EUR/CAD 1.5855
22 Mar 2026
Breaking
Kosova

Thaçi: Subjektet politike të bëjnë dallimin mes interesit shtetëror dhe partiak

Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, theksoi se është e rëndësishme që të respektohet vullneti i lirë i qytetarëve, sepse udhëheqjen e shtetit e cakton kutia e votimit e jo gazi lotsjellës e molotivi, ndërsa bëri thirrje që partitë politike të kenë prioritet interesin shtetëror.

“Alternativat gjithmonë janë të mirëseardhura, mirëpo subjektet politike duhet të dinë të bëjnë dallimin mes interesit shtetëror dhe partiak”, theksoi lideri i PDK në një aktivitet të organizuar mbrëmjen e djeshme në kuadër të shënimit të 17-vjetorit të themelimit të PDK-së në Shtime.

Ai tha se pengimin e themelimit të Ushtrisë së Kosovës janë duke e bërë personat, të cilët po hedhin molotov.

“Parlamenti Evropian ka aprovuar MSA-në, mirëpo ne nuk po arrijmë të aprovojmë atë në Kuvendin e Republikës së Kosovës për shkak të gazit lotsjellës. Jemi të pavarur, mirëpo nuk duhet harruar se kurrë nuk është e tepërt të marrim këshilla nga miqtë tanë evropianë dhe amerikanë. Ata të cilët po hedhin molotov në drejtim të institucioneve kurrë nuk kanë marrë ndonjë vendim të mirë për ju qytetarë, mësues, invalidë të luftës, të burgosur politikë”, është shprehur Thaçi.

Më tej Thaçi tha se marrëveshja PDK-LDK do të respektohet dhe se zgjedhja e tij si President i Republikës së Kosovës do të forcojë shtetin e Kosovës dhe Partinë Demokratike të Kosovës, e cila do të jetë edhe më e fuqishme, për çka beson fuqishëm në lidershipin dhe elektoratin e PDK-së.

Zëvendëskryetari i PDK-së, Kadri Veseli, tha se “kohëve të fundit kur përmendet prania e pushtetit serb në Kosovë, duhet theksuar se pushteti serb ka marrë fund, më 12 qershor 1999”, ndërsa bëri thirrje për unitet dhe që opozita t’i thërrasë zërit të arsyes. Veseli tha se Hashim Thaçi do të jetë President i Republikës së Kosovës.

Njoftimi i dërguar mbrëmë bën të ditur se, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, i shoqëruar me bashkëpunëtorë, në kuadër të shënimit të 17-vjetorit të themelimit të PDK-së në Shtime, në një organizim madhështor ka takuar strukturat partiake, simpatizantët dhe qytetarët e shumtë nga Shtimja.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.