Kosova

Thaçi thotë se Kosova po e lufton terrorizmin, pret njohje nga Serbia

Zëvendës kryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë në një intervistë për Agjencinë e lajmeve të Sllovenisë–STA, se në Kosovë nuk do të ketë vend për funksionimin e fundamentalistëve apo terroristëve islamikë.

tha-ccedil-i-thot-euml-se-kosova-e-lufton-terrorizmin-pret-njohje-nga-serbia_hdThaçi, i cili është i bindur se Serbia do ta njoh Kosovën në të ardhmen e afërt, ka konfirmuar po ashtu synimin e tij për të kandiduar për president të Kosovës vitin e ardhshëm.

Duke folur për STA, në margjinat e vizitës së tij zyrtare të së premtes në Slloveni, kryediplomati i Kosovës tha se Kosova deri tash me vendosmëri trajtoi fundamentalizmin dhe islamizmin ekstrem.

Ai shtoi se autoritetet e Kosovës vitin e kaluar arrestuan më shumë se 100 njerëz të cilët ishin kthyer nga Iraku dhe Siria, dhe njoftoi se kjo “luftë e pamëshirshme dhe pa kompromis” do të vazhdojë.

“Unë e vlerësoj shumë vlerësimin e Sekretarit të shtetit amerikan, Kerry, i cili e ka cilësuar Kosovën si një kampion në luftën kundër ekstremizmit. Kosova është pjesë e koalicionit global kundër terrorizmit. Ne gjithashtu kemi miratuar një ligj që parandalon pjesëmarrjen në luftërat jashtë vendit. Nuk do të ketë vend në Kosovë për funksionimin e fundamentalistëve apo terroristëve islamikë. Kosova do të lufton në këtë betejë edhe në të ardhmen”, ka thënë kryediplomati i Kosovës.

Thaçi njoftoi se Kosova do të ngrejë një gjykatë të veçantë për krimet e luftës me një vendim të parlamentit në fund të prillit apo në fillim të majit.

“Kosova nuk ka asgjë për të fshehur. Ne kemi ofruar mbështetjen e plotë dhe bashkëpunimin e ngushtë”.

Ai e sheh Kosovën në pesë vjetët e ardhshme si një anëtare e NATO-s dhe një vend që e ka përfunduar procedurën e liberalizimit të vizave dhe që ka nënshkruar një marrëveshje stabilizim asocimi (MSA) me BE dhe si anëtare e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) .

Thaçi gjithashtu beson se Kosova do të njihet nga Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) dhe Bashkimi i Shoqatave Evropiane të Futbollit (UEFA). Njohjet mund të vijnë edhe nga Serbia, dhe potencialisht t edhe në OKB.

Brenda vendit , ai njoftoi për reformat që po bëhen për të zvogëluar papunësinë dhe për të shtuar rritjen ekonomike dhe normalizimin e marrëdhënieve me të gjithë fqinjët e Kosovës.

“Një vend në të cilin të gjithë qytetarët e saj do të ndjehen mirë”.

“Ne jemi duke bërë përpjekje që të përfshihemi sa më shumë që të jetë e mundur në organizatat rajonale dhe evropiane, për të fuqizuar subjektivitetin tonë në bashkësinë ndërkombëtare sa më shumë që të jetë e mundur”, citohet të ketë thënë ai, duke shtuar se kjo do të thoshte një shtim i numrit të njohjeve ndërkombëtare, përfshirë këtu edhe njohjen nga Serbia .

Thaçi beson se ideja që qarkullon nëpër Serbi gjoja për një referendum të mundshëm për pavarësinë e Kosovës nuk do të zgjidhë problemet, por vetëm më tej do i komplikojë ato. “Kosova është një vend sovran”, tha ai.
“Ne duhet të punojmë në normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet vendeve, në ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore. Vetëm si shtete të pavarura Kosova dhe Serbia janë një garanci e stabilitetit në rajon dhe ky proces është i pandalshëm”.

Duke u ndalur në emigrimin masiv nga Kosova në fillim të vitit, ai tha se ky ishte një fenomen i ngjashëm me atë të parë në Serbi, Kroaci, Shqipëri, Maqedoni dhe Mal të Zi, me ndryshimin që ka ndodhur në Kosovë edhe para liberalizimit të vizave.

“Eksodi ka ndaluar tani plotësisht, dhe kjo ishte një mësim shumë i mirë për ne”, tha Thaçi, duke shtuar se Kosova do të bë çdo gjë që për azilkërkuesit e refuzuar të marrë kujdesin e duhur, të gjejë punë dhe të bëj ri-integrimin e tyre në shoqëri.

Ministri i jashtëm e ka cilësuar bashkëpunimin ndërmjet Sllovenisë dhe Kosovës si të shkëlqyer dhe bëri thirrje për thellimin e bashkëpunimit politik, biznesor, në kulturë, shkencë, siguri dhe mbrojtje.

“Sllovenia është e pranishme në Kosovë edhe përmes KFOR-it dhe EULEX-in, dhe edhe prania me ekonomi është një mençuri. Ne do të shikojmë për të rritur bashkëpunimin, kryesisht në fushat e tregtisë, energjisë, bujqësisë dhe minierave”.

Thaçi njoftoi se ai do të kandidojë për president të Kosovës vitin e ardhshëm sepse mandati i tanishëm i presidentes aktuale Atifete Jahjaga pushon.

“Kjo në fakt nuk është një betejë për jetë, por unë do të kandidojë dhe unë do të zgjidhem, natyrisht me bekimin e popullit”, i ka deklaruar kryediplomati kosovar STA-s.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button