Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 24 March 2026
S&P 500 6,557 ▼0.36%
DOW 46,095 ▼0.25%
NASDAQ 21,795 ▼0.69%
NAFTA 92.16 ▲4.57%
ARI 4,407 ▼0.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
₿ CRYPTO
BTC $69,978 ▼ -1.79% ETH $2,140 ▼ -1.56% XRP $1.4067 ▼ -2.93% SOL $89.4200 ▼ -1.98%
S&P 500 6,557 ▼0.36 % DOW 46,095 ▼0.25 % NASDAQ 21,795 ▼0.69 % NAFTA 92.16 ▲4.57 % ARI 4,407 ▼0.01 % S&P 500 6,557 ▼0.36 % DOW 46,095 ▼0.25 % NASDAQ 21,795 ▼0.69 % NAFTA 92.16 ▲4.57 % ARI 4,407 ▼0.01 %
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
24 Mar 2026
Breaking
Kosova

Thaçi: Traditë e mirë bashkëpunimi me EULEX-in

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot ushtruesin e ri të detyrës së shefit të EULEX-it, Bernd Thran, me të cilin bisedoi për bashkëpunimin në mes të institucioneve të Kosovës dhe EULEX-it, pas miratimit të ligjit të ri si dhe pas ristrukturimit të misionit.

“Kemi vendosur një traditë të mirë të bashkëpunimit”, u shpreh presidenti Thaçi, i cili shtoi se ky bashkëpunim i mirë duhet të vazhdojë.

Sipas tij, institucionet e Kosovës kanë shtuar kapacitetet e veta dhe janë të gatshme të marrin edhe më shumë kompetenca. Presidenti Thaçi e falënderoi atë për bashkëpunimin e EULEX-it me Qeverinë, me Ministrinë e Drejtësisë si dhe me të gjitha institucionet e tjera relevante të Kosovës.

Ushtruesi i detyrës së shefit të EULEX-it, Bernd Thran, theksoi se EULEX do të vazhdojë bashkëpunimin me institucionet e Kosovës edhe pas ristrukturimit të brendshëm të misionit.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, tha se Kosova mbetet e përkushtuar në konsolidimin e sundimit të së drejtës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.