☀️
Tiranë 12°C · Kthjellët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $73,663 ▲ +0.98% ETH $2,318 ▲ +3.25% XRP $1.3718 ▲ +0.81% SOL $86.0900 ▲ +1.1%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Kosova

Themelohet Forumi i Investimeve i Odave Ekonomike të Ballkanit Perëndimor

Si rezultat i lidershipit të Odës Ekonomike të Kosovës dhe Odës Ekonomike të Serbisë, në kuadër të Samitit te Vjenës, që organizohet si rezultat i Procesit të Berlinit, inicuar nga Kancelaria gjermane Angela Merkel, sot është themeluar Forumi i Investimeve i Odave Ekonomike të Ballkanit Perëndimor.

Sipas njoftimit dërguar nga Oda Ekonomike te Kosovës, ky forum ka si synim kryesor që Odat Ekonomike të organizohen dhe të jenë partnerë të fuqishëm të biznesit dhe institucioneve të rajonit në rritje të investimeve, punësimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Ky Forum është themeluar me përkrahje të fuqishme të qeverive të vendeve udhëheqëse të Procesit te Berlinit dhe të vendeve të rajonit dhe në prezencë të Kryetarit të Nderit të Eurochambres, njëherësh Kryetar i Odës Ekonomike të Austrisë, i cili me këtë rast theksoi rendësinë e fuqizimit të bazës ligjore për funksionimin e sistemit të Odave në të gjitha vendet e rajonit, sipas modelit austriak apo të vendeve të tjera evropiane, si një nga parakushtet për përfaqësim të fuqishëm të bizneseve dhe mundësive për investime.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, duke iu drejtuar të pranishmëve theksoi rëndësinë e themelimit të këtij forumi si mekanizëm kryesor rajonal për nxitje te bashkëpunimit ekonomik, përgatitje te projekteve për investim dhe punësim dhe përmirësim te klimës për të bërit biznese ne te gjitha vendet e rajonit.
Kryetari Gërxhaliu, gjithashtu theksoi rendësin e përfaqësimit te të gjitha bizneseve, përmes fuqizimit te Odave Ekonomike si platforma te qëndrueshme te organizimit te bizneseve, jo vetëm atyre te mëdha, por edhe te ndërmarrjeve te vogla dhe te mesme.
Takimi i radhës i Forumit te Investimeve do te mbahet ne Budvë të Malit të Zi, me datat 21 – 23 Tetor 2015.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.