Politika

Thirrja e Departamentit Amerikan të Shtetit për Bashkimin Evropian: Hapni bisedimet me Tiranën e Shkupin! Besueshmëria e zgjerimit, kyç për rajonin

Gjithçka është e paqartë se çfarë do të ndodhë me negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, teksa pse ka një amulli deklaratash, edhe pse Bullgaria dha dje një sinjal pozitiv. Në këtë situatë, mesazhi që vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës është e qartë. Për Uashingtonin, afrimi i rajonit me bllokun europian është e një rëndësie kyçe, dhe kjo, në kancelaritë europiane, nuk duhet harruar.

Gjithçka është e paqartë se çfarë do të ndodhë me negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, teksa pse ka një amulli deklaratash, edhe pse Bullgaria dha dje një sinjal pozitiv. Në këtë situatë, mesazhi që vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës është e qartë. Për Uashingtonin, afrimi i rajonit me bllokun europian është e një rëndësie kyçe, dhe kjo, në kancelaritë europiane, nuk duhet harruar.

“Konsiderojmë se kredibiliteti i perspektivës së zgjerimit të BE-së është me rëndësi jetike për stabilitetin dhe prosperitetin e Ballkanit Perëndimor”, deklaruan burime nga Departamenti Amerikan i Shtetit për agjencinë maqedonase të lajmeve, Mia.
DASH thekson më tej se SHBA vijon të ofrojë mbështetje për çeljen e bisedimeve për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë sa më shpejtë të jetë e mundur. Kujtojmë se dje Parlamenti bullgar i dha mandat Këshillit të Ministrave për të miratuar propozimin e Presidencës Franceze për heqjen e vetos për negociatat për Republikën e Maqedonisë së Veriut. Parlamenti bullgar e hoqi veton me kushtin që sipas propozimit francez, Komisioni Evropian do të shërbejë si arbitër sepse tani procesi i anëtarësimit i RMV është i lidhur me zgjidhjen e mosmarrëveshjes me Bullgarinë.

Në samitin e fundit, teksa i hapi rrugë Ukrainës për anëtarësim, Bashkimi Evropian nuk dha dritë jeshile për dy vendet e bllokuara nga vetoja bullgare. Samiti i liderëve të Bashkimit Evropian me ata të Ballkanit Perëndimor i mbajtur të enjten e 23 qershorit nuk dha asnjë rezultat pozitiv, ashtu si kurse edhe pritej. Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do t’u duhet të presë për negociatat deri në një kohë të pacaktuar, nisur nga situata e fundit e brendshme në Bullgari me rrëzimin e qeverisë në momentin që pritej të hiqej vetoja për maqedonasit. Samiti u karakterizua nga tensione, teksa edhe një konferencë e parashikuar mes presidentit Francez, Macron, presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, dhe Charles Michel presidenti i këshillit Europian është anuluar pa dhënë arsye.

I qartë ishte mesazhi i 3 liderëve të Ballkanit Perëndimor, Kryeministrit Edi Rama, presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit maqedonas Dimitar Kovacevski, pas zhgënjimit nga Bashkimi Evropian i cili edhe këtë herë nuk i çeli negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Të tre dolën në një konferencë të përbashkët për mediat për të shprehur zhgënjimin dhe mospajtimin pas vetos bullgare por edhe për të shpalosur unitetin si ‘Ballkan i Hapur’.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button