Bota

Tillerson në krah të Trump: “Nuk është një idiot”

Ndërsa i gjithë rrjeti po zien nga talljet për Presidentin Amerikan, pas zbulimeve shpërthyese të librit mbi prapaskenat e Shtëpisë së Bardhë të Donald Trump, Sekretari i Shtetit Rex Tillerson i del në mbrojtje, duke thënë se nuk kishte dyshuar kurrë tek shendeti mendor i tij.

Autori i librit, ‘Zjarr dhe tërbim’ Michael Ëolf tha të premten se stafi i Trump e shihte atë si një fëmijë dhe besonte se aftësitë mendore të Presidentit kishin marrë tatëpjetën.  Libri doli në shitje përpara kohe, pavarësisht përpjekjeve të avokateve të Trump për të penguar botimin. Tillerson, i cili thuhet ta ketë quajtur kreun e Shtëpisë së Bardhë një idiot vitin e kalur, tha për median amerikane CNN se nuk kishte asnjë arsye për të vënë në dyshim aftësitë mendore të Presidentit.

“Kam kaluar më shumë kohë me Presidentin se kushdo tjetër. Ai nuk është një President si ata që kemi parë në të kaluarën, por kjo është edhe arsyeja përse populli amerikan e zgjodhi atë’, tha Tillerson.

Vetë numri një i Uashingtonit deklaroi më herët se libri ishte i mërzitshëm dhe i mbushur me gënjeshtra, ndërsa autorin e tij e cilësoi një humbës. Sipas Trump, Wolf po nxitej nga mediat e persona të tjerë që duan ti bëjnë keq atij. Në librin që bazohet në rreth 200 intervista pretendohet se kreu i Shtëpisë së Bardhë shpesh nuk i njihte miqtë e afërt dhe se përsëriste të njejtat komente. Atje citohet ish kryestrategu i Shtëpisë së Bardhë, Steve Bannon ta përkufizojë takimin e djalit të Trump me një grup rusësh si një tradhti, thuhet se ekipi i fushatës u shokua nga fitorja e Trump, se bashkëshortja Melania shpërtheu në lot trishtimi natën e zgjedhjes, se Ivanka ka ambicie presidenciale e se shpesh e tall të atin për modelin e flokëve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button