Tiranё: Ministrat Gjonaj dhe Lleshaj reaguan pёr dёnimin e Dajtit
Dy ministra tё qeverisё shqiptare reaguan me tone tё ashpra kundёr vendimit tё Gjykatёs sё Apelit tё Krimeve tё Rёnda pёr dёnimin me 25 vjet burgim ndaj Dritan Dajtit pas vrasjes sё 4 policёve.
Ministri i punёve tё brendshme, Sandër Lleshaj, tha në një deklaratë publike se vendimi pёr dёnimin e Dritan Dajtit ёshtё njё atentat ndaj drejtёsisё dhe se policia nuk do tё ketë paqe derisa të zhbëhet ai vendim.
“48 orët e fundit kanë qenë orë të përjetimeve të rënda për familjarët e oficerëve të rënë në krye të detyrës më 7 gusht të vitit 2009, për Policinë e Shtetit dhe për gjithë qytetarët shqiptarë, si pasojë e një vendimi kriminal të disa gjyqtarëve që meritojnë plotësisht t’u bashkohen prapa hekurave klientëve të tyre” – tha zoti Lleshaj.
Ai shtoi se vendimi ishte njё krim i njerëzve me imunitet ligjor dhe kushtetues. “Operacioni ‘Forca e Ligjit’ është vënë në veprim të plotë për të adresuar me të gjithë forcën e së drejtës atentatin e qartë, brutal dhe skandaloz që i është bërë drejtësisë në vendin tonë, sakrificave të panumërta dhe gjakut të derdhur nga qindra punonjës të Policisë së Shtetit përgjatë tri dekadave të fundit”.
Ministri Lleshaj tha se ai dhe policia e shtetit “nuk do të kenë paqe derisa ky vendim, jo vetëm të zhbëhet nga Gjykata e Lartë, por edhe derisa autorët e këtij akti të pashembullt dhe fyes për gjakun e gjithë dëshmorëve të policisё sё shtetit të përballen me ligjin dhe drejtësinë e vërtetë”.
“Siguroj qytetarët shqiptarë dhe familjarët e dëshmorëve të Atdheut nga radhët e Policisë së Shtetit, se përgjigja e institucioneve do të jetë e fortë, ligjore, në përpjesëtim të drejtë dhe në respekt të plotë me thirrjen që buron nga amaneti i atyre burrave të Policisë së Shtetit shqiptar që dhanë jetën për një Shqipëri më të sigurt dhe më drejtë” – tha zoti Lleshaj.
Edhe ministria e drejtësisë e cilësoi si “një skandal të papranueshëm nё pёrmasa tё patolerueshme” vendimin e Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda për Dritan Dajtin. Ministrja Etilda Gjonaj tha se qeveria nuk mund të rrijë pa reaguar dhe se do t’i drejtohet Këshillit të Lartë Gjyqësor.
“Vendimi i trupës së gjyqtarëve për pranimin e gjykimit të shkurtuar për uljen e dënimit me 25 vjet për një të pandehur që akuzohet për vrasjen e 4 policëve tregon qartë se kemi të bëjmë me një aferë korruptive dhe në kundërshtim me kodin e procedurës penale”.
Ajo tha se ministria e drejtёsisё ndan me publikun revoltën legjitime përballë këtij “lajmi të shëmtuar që vjen nga segmente të drejtësisë, ku ende nuk ka arritur procesi i vettingut” dhe se “nuk mund të pajtohemi kurrë me faktin që jeta e 4 dëshmorëve të atdheut të peshohet në kandarin e korrupsionit, e mungesës totale të integritetit dhe profesionalizmit të disa gjyqtarëve të cilët nuk meritojnë asgjë tjetër përveç përbuzjes së çdo qytetari të ndershëm”.
Sipas zonjёs Gjinaj, vendimi është në kundërshtim me çdo standard të procesit penal dhe rrezikon kështu të krijojë një precedent të rrezikshëm në dhënien e lirisë elementëve kriminalë.
“Në raste të tilla papërgjegjshmërie të drejtësisë së një vendi që aspiron për të hyrë në BE nuk mund të rri pa reaguar me të gjitha format ligjore. Fatkeqësisht, kjo drejtësi në reformim e sipër që hera-herës shfaq fytyrën e saj të vjetër të përbuzjes së vetë drejtësisë na vendos të gjithëve në një pozitë të vështirë” – tha zonja Gjonaj.
Ministria e Drejtësisë do t’i drejtohet KLGJ-së për procedimin disiplinor të gjyqtarëve lidhur “me këtë rast të paprecedent të shkeljeve në kundërshtim me çdo standard të gjykimit të shkurtuar dhe procesit penal”.
“I kërkoj KPK dhe ONM që në vlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të fokusohen në elementë të tillë që çdo gjyqtar ose prokuror me vendimmarrjen e tyre kanë mundësuar që grupet kriminale i shpëtojnë forcës së ligjit. Mbështes prokurorinë në ankimimin në Gjykatën e Lartë me qëllim që parregullsitë e procesit në Apel të rivendosen në vend” – tha zonja Gjonaj.
Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda rrëzoi dy ditё mё parё vendimin për burgim të përjetshëm për Dritan Dajtin dhe pranoi kërkesën për gjykim të shkurtuar, ndaj dënimi është 25 vite burg.
Dajti akuzohet për vrasjen e 4 policëve në vitin 2009 Fatos Xhani, Sajmir Duçkollari, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj, por ai tha se qëlloi me armë për t’u vetëmbrojtur pa e ditur se ata ishin policë.
Gjykata e Lartë e ktheu dosjen për rigjykim në Apel për shkelje procedural pasi ai mori dёnim me burgim tё pёrjetshёm, por kёtu u pranua gjykimi i shkurtuar dhe nga dёnimi me 25 vjet burgim pas 10 vjet hetimi gjyqёsor vlerёsohet se ai ka shlyer afro 15 vjet tё masёs sё dёnimit.