🌧️
Tiranë 10°C · Shi i lehtë 18 March 2026
S&P 500 6,677 ▼0.59%
DOW 46,582 ▼0.87%
NASDAQ 22,352 ▼0.57%
NAFTA 95.65 ▲0.13%
ARI 4,896 ▼2.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $71,932 ▼ -3.51% ETH $2,217 ▼ -5.17% XRP $1.4654 ▼ -4.19% SOL $90.7800 ▼ -4.08%
S&P 500 6,677 ▼0.59 % DOW 46,582 ▼0.87 % NASDAQ 22,352 ▼0.57 % NAFTA 95.65 ▲0.13 % ARI 4,896 ▼2.25 % S&P 500 6,677 ▼0.59 % DOW 46,582 ▼0.87 % NASDAQ 22,352 ▼0.57 % NAFTA 95.65 ▲0.13 % ARI 4,896 ▼2.25 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
18 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Tiranë-Elbasan, Ministria e Transporteve: PD e përdori për fushatë

Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës hodhi poshtë të shtunën deklaratat e opozitës për projektin e rrugës Tiranë-Elbasan, që akuzojnë se “qeveria mban peng ndërtimin e autostradës”.

“Projekti i rrugës Tiranë- Elbasan, ndonëse shumë i rëndësishëm për banorët e Elbasanit dhe të gjithë juglindjes, është projekti me tipik i përdorimit, për qëllime elektorale të një vepre që bëhet me paratë e taksapaguesve shqiptare. Projekti i kësaj vepre, u modifikua disa herë, në dëm të cilësisë e standarteve, për të fituar kohë e për të arritur inagurimin përpara zgjedhjeve të 2013-tës. Dhe kostot jemi të detyruar t’i paguajmë sot, për parregullsi ligjore, për mungesë projektesh gjeologjike, për fatura të mëdha financiare, si pasojë e disa shkarjeve të mëdha të masivit shkëmbor përgjatë kësaj rruge”, tha Këshilltari i MTI-së, Arbër Hitaj, gjatë një deklarate për mediat.

Hitaj shpjegoi se është ndërhyrë në projektin teknik, për të ruajtur zonat turistike të vendit, siç ishte ai i rrugës Lin –Pogradec.” “Sindroma e cilësisë së ulët të projekteve të infrastrukturës është mjaft e përhapur në gjithë çka është ndërtuar në vitet e kaluara. Përballemi çdo vit me kosto të jashtëzakonshme të përfundimit të veprave, siç është fatura prej 100 milion eurosh për Rrugën e Kombit, apo ajo prej mbi 200 milion eurosh për Rrugën e Arbrit, për mirëmbajtje e riparime të paparashikuara, si ajo e rrugës Elbasan – Librazhd apo Milot –Rrëshen. I shtohet kësaj, borxhi i madh prej mbi 120 milionë euro, lënë në kurriz firmave ndërtuese, dhe gropa e madhe prej 80 milionë euro në dëme, e krijuar nga mungesa e investimit në mirëmbajtje. Për të mos folur pastaj për bilancin katastrofal të sigurisë së trashëguar në rrugë, që merrte çdo ditë jetën e një qytetari”, u shpreh ai.

Hitaj tha se, 200 km rrugë të reja kanë përfunduar vetëm gjatë viteve 2014-2015, ndërsa shprehu angazhimin e MTI-së për përfundimin me standarde e cilësi të projekteve të rëndësishme për vendin, rajonin dhe rrjetin evropian të infrastrukturës

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.