Ekonomia

Tiranë, tryezë e rrumbullakët mbi bashkëpunimin kino-shqiptar

Të martën në Tiranë u organizua tryeza e rrumbullakët mbi bashkëpunimin kino-shqiptar në kuadër të nismës “Një brez, një rrugë” dhe të mekanizmit të Bashkëpunimit “16+1”, e organizuar bashkërisht nga Instituti i Bashkëpunimit e Zhvillimit i Shqipërisë dhe Rrjeti i Grupit Studimor Kinë-Europë Qendrore e Lindore.

Ky është simpoziumi i parë në vitet e fundit me bashkëpunimin nga grupet studimore të Kinës dhe të Shqipërisë. Në këtë mbledhje morën pjesë ambasadorja e Kinës në Shqipëri znj. Jiang Yu, zv.ministri i Jashtëm i Shqipërisë Etjen Xhafaj, dhe ndërmjetësuesi i Shqipërisë për mekanizmin e bashkëpunimit “16+1”, parlamentari Anastas Angjeli, zv.ministri i Financave dhe Ekonomisë Elton Haxhi, drejtori i Zyrës Studimore të Europës Qendrore e Lindore pranë Institutit Kërkimor të Europës të Akademisë së Shkencave Sociale të Kinës, Liu Zuokui, këshilltari politik i ambasadës së Kinës në Shqipëri Bai Yunbin, si dhe përfaqësues nga qeveritë kineze e shqiptare, grupe studimore, media dhe ndërmarrje.

Në fjalimin e saj tematik, ambasadorja Jiang prezantoi historinë dhe procesin e zhvillimit të nismës “Një brez, një rrugë” dhe të mekanizmit të Bashkëpunimit “16+1”. Ajo tha se kjo nismë është rruga që trashëgon shpirtin e çmuar të Rrugës së lashtë të Mëndafshit dhe përputhet me rrymën e zhvillimit në kohën e globalizimit si dhe është një projekt i Kinës për forcimin e sistemimit global.

Për ngritjen e nivelit të bashkëpunimit pragmatik midis Kinës dhe Shqipërisë, ambasadorja Jiang Yu paraqiti propozimin katërpikësh:

Së pari, duhet të arrihet konsensus në mënyrë të vazhdueshme, të forcohet besimi, të ruhet situata e mirë e përkrahjes dhe kujdesjes nga qarqet e ndryshme shoqërore për bashkëpunimin kino-shqiptar, për të çimentuar bashkëpunimin midis dy vendeve.

Së dyti, duhet të shfrytëzohen plotësisht nisma “Një brez, një rrugë”, mekanizmi i Bashkëpunimit “16+1”, Komisioni i Përbashkët Ekonomik e Tregtar Kinë-Shqipëri si dhe mekanizma të tjera bashkpunimi dhe të ndërthuren burime të ndryshme, për ta plotësuar njëra-tjetrën falë epërsive të veta dhe për të realizuar përfitime të përbashkëta.

Pala kineze nxit kompanitë e saj të përfshihen në projektet shqiptare, në bazë të parimit “mbështetja nga qeveria, funksionim nga tregu, dhe vendimarrja nga sipërmarrjet”. Pala kineze është e gatshme të kërkojë bashkëpunimin trepalësh Kinë-Shqipëri-Europë, me qëndrimin e hapur dhe gjithëpërfshirës.

Së treti, dueht të konkretizohen si duhet projektet ekzistuese midis dy palëve, duke konsideruar epërsitë e nevojat e palëve dhe kërkuar aktivisht mënyrën efikase të bashkëpunimit, që të shërbejë si shembull për projektet e ardhme midis dy palëve.

Së katërti, të krijohet mjedisi i mirë i biznesit për bashkëpunimit dypalësh. Ambasadorja Jiang shpreson që pala shqiptare do t’u ofrojë investitorëve të huaj më shumë përkrahje, duke krijuar një mjedis biznesi të barabartë, të drejtë, transparent dhe ligjor.

Zv.ministri i Jashtëm Xhafaj tha se nisma “Një brez, një rrugë” dhe mekanizmi i Bashkëpunimit “16+1” janë bërë urë e rëndësishme e bashkëpunimit dhe shkëmbimeve midis Lindjes dhe Perëndimit, kanë krijuar një platformë të favorshme thellimi të gjithanshëm të bashkëpunimit shqiptaro-kinez dhe janë në favor të stabilitetit politik në Ballkanin Perëndimor si dhe të zhvillimit ekonomik e shpejtimit të integrimit të Europës. Qeveria e re shqiptare i kushton rëndësi zhvillimit të marrëdhënieve me Kinën dhe beson se bashkëpunimi midis dy vendeve do të ngrihet në një nivel më të lartë.

Liu Zuikui, drejtoi i Zyrës Studimore për Europën Qendrore e Lindore, analizoi karakterin dhe veçoritë e nismës “Një brez, një rrugë”, duke theksuar karakterin gjithëpërfshirës dhe të hapjes të kësaj nisme. Ai vuri në dukje se mekanizmi i Bashkëpunimit “16+1” është bërë mënyra e rëndësishme e konkretizimit të kësaj nisme në Europë. Ai shprehu besim se nën kornizën e nismës dhe mekanizmit, bashkëpunimi kino-shqiptar do të ketë perspektivë më të mirë.

Pjesëmarrësit zhvilluan diskutime konstruktive edhe mbi marrëdhëniet midis strategjisë 2020 të BE-së dhe nismës “Një brez, një rrugë”, gjendjen e investimeve kineze në Shqipëri, përmirësimin e klimës së biznesit në Shqipëri etj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button