☁️
Tiranë 15°C · Vranët 15 April 2026
S&P 500 6,967 ▲1.18%
DOW 48,536 ▲0.66%
NASDAQ 23,639 ▲1.96%
NAFTA 91.15 ▼0.14%
ARI 4,847 ▼0.07%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
₿ CRYPTO
BTC $74,259 ▼ -0.23% ETH $2,321 ▼ -2.16% XRP $1.3563 ▼ -1.01% SOL $83.2600 ▼ -3.4%
S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 91.15 ▼0.14 % ARI 4,847 ▼0.07 % S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 91.15 ▼0.14 % ARI 4,847 ▼0.07 %
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
15 Apr 2026
Breaking
Kronika

Tjetër atentat/ Të shtëna në autostradë, 1 i plagosur

Një person ka mbetur i plagosur lehtë mbrëmjen e djeshme në autostradën Tiranë-Durrës. Policia tha se njoftimin e ka marrë me dy orë vonesë nga personi që ra pre e plumbave.

“Mbrëmjen e së hënës, rreth orës 21:30 tek nr i emergjencave 112, ka ardhur një telefonat nga shtetasi E. M., i cili njoftin se në autostradën Tiranë-Durrës, një person me motorr e ka qëlluar me armë zjarri”, njoftoi policia e Tiranës.

Shtetasi E. M. ka dëshmuar në polici se: “Rreth orës 19:50, ka qënë duke hyrë për në servis me automjetin e tij tip “Porsche”, kur është afruar një shtetas me një motorr papaq, i cili ka qëlluar në drejtim të tij dhe pasagjerit të automjetit shtetasit K. M.”

Nga të shtënat mbeti i plagosur E.M. Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit të kësaj ngjarje, tha policia.

Brenda 3 ditëve numërohen 4 atentate në vend. Mbrëmjen e së shtunës u vra në atentat, ish-drejtori i policisë, Artan Cuku. Mbrëmjen e së dielës u vra në Vlorë, 35 vjeçari Edison Mehmeti. Policia dyshon për larje hesapesh për drogën. Po në Vlorë në orët e para të ditës së hënë, gjeti tritol në makinë shtetasi Bashkim Brahimaj. Ai shpëtoi atentatit, që ishte i treti ndaj tij.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.