☁️
Tiranë 18°C · Vranët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $70,914 ▼ -2.69% ETH $2,186 ▼ -2.76% XRP $1.3264 ▼ -1.67% SOL $81.8100 ▼ -3.48%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Kronika

Tjetër denoncim për ish-banorin e Big Brother: Si i mori 7 mijë euro shkodranit për ta çuar në Angli

Duket se nuk kanë të sosur denoncimet e bëra ndaj ish-banorit të “Big Brother” Elton Tozaj, i cili është arrestuar për mashtrim.

Burime pranë policisë bënë me dije se 37-vjeçari është denoncuar ditën e djeshme edhe nga një qytetar nga Shkodra, sipas të cilit i kishte marrë një shumë prej 7.000 eurosh për ta çuar në Angli, shkruan GSH.

Tozaj, nuk është një emër i panjohur për hetuesit, pasi ai është nën hetim po për të njëjtën vepër penale, dhe për këtë gjë prokurori ka kërkuar dënimin e tij me 8 vite burg. 37-vjeçari, pasi u prezantohej personave të ndryshëm si zyrtar i një ministrie përkatëse, u merrte atyre shuma të ndryshme parash.

Ndërkaq, mësohet se Elton Tozaj është arrestuar nga Policia e Tiranës në muajin qershor të këtij viti, pasi ishte denoncuar nga disa persona të ndryshëm.

Denoncimi

Dy ditë më parë, një 30-vjeçar nga Shkodra është paraqitur në policinë e kryeqytetit për të denoncuar rastin e tij.

Sipas kallëzuesit me iniciale Sh.T., Elton Tozaj i ishte prezantuar atij si këshilltar i Ministrisë së Brendshme dhe, duke i marrë shumën prej 7.000 eurosh, i kishte premtuar se do ta çonte në Angli duke e bërë pjesë të delegacionit të kësaj ministrie.

Gjithashtu, i riu ka treguar para oficerëve të policisë, se Tozaj i kishte thënë se do t’i jepte atij vizë si pjesëtar i këtij delegacioni dhe se ky lloj mashtrimi i është bërë vitin e shkuar, madje kishte prerë edhe biletat e avionit.

Në të paktën tri raste Tozaj u ka marrë njerëzve shuma nga 300 mijë deri në 650 mijë lekë të reja, duke i mashtruar se do t’i fuste në listën e personave që përfitonin kredi të buta nga bashkia. Në një rast tjetër, Tozaj kishte falsifikuar edhe firmën e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Ndërsa, kishte mashtruar edhe një biznesmen, të cilit i kishte premtuar se do ta rregullonte që të merrte me qira Vilën 31 në zonën e ish-Bllokut. Vetëm për këtë mashtrim, ai i ka marrë “viktimës” së tij shumën prej 7 mijë dollarësh dhe 5 mijë eurosh, ndërsa çmimi i qerasë do të ishte 3 dollarë për m².

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.