Tiranë 6°C · Pjesërisht vranët 22 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.23 ▲2.8%
ARI 4,575 ▼0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
₿ CRYPTO
BTC $69,069 ▼ -2.14% ETH $2,091 ▼ -2.76% XRP $1.4148 ▼ -1.96% SOL $87.5300 ▼ -2.6%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
22 Mar 2026
Breaking
Kronika

Tjetërsimi i pronave në Lalëz/ Kërkuan lirimin nga qelia, GjL rrëzon rekursin e vëllait të ‘Rrumit’ të Shijakut dhe Vlash Brahjas

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e paraqitur nga Vullnet Muça dhe Vlash Brahja (vëllai i Rrumit të Shijakut).

Të dy këta persona dyshohet se janë pjesë e një grupi kriminal që tjetërsonte prona në Gjirin e Lalëzit, në Durrës.

Përmes rekursit, ata kërkonin shfuqizimin të vendimit të Gjykatës së Apelit të tetorit 2025 që la në fuqi masat e sigurisë “arrest me burg” për ta.

Në tetor 2025, Apeli i GJKKO lë në fuqi masën “arrest me burg” në mungesë për Aleksandër Lahon, Rrumin, për vëllain e tij Vullnet Muça dhe shtetasin Vlash Brahja të dyshuar si anëtarë të një grupi kriminal të përfshirë në tjetërsimin e tokave ne Gjirin e Lalzit.

Apeli i GJKKO konfirmoi gjithashtu asokohe masën “arrest në burg” edhe për Enea Kumen, vëllain e deputetit socialist, Loer Kume. Ai akuzohet si pjesëmarrës në rolin e vëzhguesit në vrasjen e Edmir Bregut në vitin 2021 në Durrës.

Po ashtu kujtojmë se Aleksandër Laho, i njohur si Rrumi i Shijakut, i mbijetoi atentatit të ndodhur te mbikalimi i Shkozetit me 1 nëntor 2019, teksa udhëtonte në makinë me ish-prokurorin Arjan Ndoj, që po ashtu mbeti i plagosur. Viktimë e atij atentati mbeti Andi Maloku.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.