Tiranë 5°C · Pjesërisht vranët 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,258 ▼ -3.75% ETH $1,990 ▼ -3.61% XRP $1.3322 ▼ -2.62% SOL $82.4800 ▼ -4.86%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Ekspozita

Tjetërsimi në pikturat e Arben Golemit

Piktori Arben Golemi vjen me ekspozitën personale “Tjetërsim” në datat 2-23 qershor në Galerinë Kombëtare të Arteve. Në hapje të sezonit turistik, kjo ekspozitë vetjake sjell në Galerinë Kombëtare të Arteve punë të autorit në harkun kohor 2005-2017.

Kuratori i ekspozitës Ylli Drishti ka përzgjedhur për këtë ekspozitë rreth 67 punime në teknikë mikse, duke i dhënë publikut një panoramë të rrugës krijuese të Golemit gjatë këtyre viteve. Sipas konceptit kuratorial ekspozita përmban katër cikle kryesore; Berati, New York, Baroque dhe Pylli.

Këto cikle piktorike përbëhen nga tablo unikale të cilat nuk përsërisin njëra tjetrën, përkundrazi na sjellin një larmi kompozicionale dhe një fuqi koloristike të papritur. Kjo është ekspozita e katërt vetjake e autorit në Galerinë Kombëtare, por veçanërisht kjo përzgjedhje, evokon pjekurinë artistike të autorit, përmes një koloriti dekorativ shpërthyes dhe një “kodi unik artistik”.

Arben Golemi është një nga piktorët e rëndësishëm të artit modern shqiptar. Me krijimtarinë e tij Golemi ndikoi në rrethet artistike të vendlindjes, duke krijuar imazhin e një piktori modern, kërkues të formave dhe shprehjeve të reja artistike. Piktura e tij theu mentalitetin artistik ekzistues të artit realist mbizotërues, ndërsa Golemi u bë një nga protagonistët kryesorë të asaj që mund të quhet “piktura moderne shqiptare e fundit të shekullit XX”.

Pas viteve 1990 krijimtaria e tij u prezantua në shumë veprimtari ndërkombëtare, ekspozita personale e kolektive. “Tjetërsim” do të ekspozohet në sallën kryesore të ekspozitave në Galerinë Kombëtare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.