☁️
Tiranë 9°C · Vranët 26 March 2026
S&P 500 6,592 ▲0.54%
DOW 46,429 ▲0.66%
NASDAQ 21,930 ▲0.77%
NAFTA 91.57 ▲1.38%
ARI 4,509 ▼0.96%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $70,889 ▲ +0.42% ETH $2,149 ▼ -0.39% XRP $1.4022 ▼ -0.7% SOL $90.9000 ▼ -0.27%
S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 91.57 ▲1.38 % ARI 4,509 ▼0.96 % S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 91.57 ▲1.38 % ARI 4,509 ▼0.96 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Bota

Tkurret ISIS, pakësohen luftëtarët e huaj

Në vitin 2016 është verifikuar një tërheqje domethënëse territoriale e të ashtuquajturit Shteti Islamik në disa aspekte, gjë që ka çuar në rënien e kapaciteteve të grupit terrorist për t’u zgjeruar në territore të ndryshme.

Kështu thotë raporti i Drejtorisë Kombëtare të Antimafias dhe Antiterrorit në Itali, i publikuar këtë të enjte për gjysmën e dytë të vitit të kaluar.

“Ky ndryshim i realitetit ka ndikuar direkt në fenomenin e luftëtarëve të huaj, me një tkurrje të ndjeshme të numrit të atyre që largohen nga vendet e Europës drejt atyre të Lindjes së Mesme”, thotë raporti i cituar nga agjencia e lajmeve ANSA.

Sipas dokumentit zyrtar, dy janë profilet e reja që kanë prekur organizatën terroriste. “Organizata ka vështirësi të mëdha në nisjen e luftëtarëve të saj nga bastionet drejt vendeve të Perëndimit dhe me ardhjen e luftëtarëve të huaj, nga Perëndimi në zonat siriano-irakene”, vijon raporti.

Gjithësesi, Drejtoria Kombëtare e Antimafias dhe Antiterrorit vë në dukje se ISIS ka ende interes për të goditur vendet e Europës, për disa prej të cilave është rritur alarmi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.