☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲0%
ARI 4,524 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,471 ▼ -0.78% ETH $1,997 ▼ -1.39% XRP $1.3202 ▼ -1.99% SOL $81.7500 ▼ -2.1%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲0 % ARI 4,524 ▲0 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲0 % ARI 4,524 ▲0 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Bota

Tmerr në Mesdhe, Roja Bregdetare italiane shpëton peshkarexhën me klandestinë të djegur

Një tjetër episod tmerri në ujërat e Mesdheut ka pasur sërish për protagonistë dhjetëra klandestinë nga Afrika subsahariane, udhëtarë të pafat në njërën prej anijeve me emigrantë që nuk reshtin së vërshuari drejt brigjeve të Europës.

?????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????Rojet bregdetare italiane arritën të shpëtojnë peshkarexhën e mbetur në mes të detit, por, me t’u afruar, u bënë dëshmitarë të një skene të llahtarshme: njerëz të djegur keqas, përfshirë edhe fëmijë të vegjël. Një vajzë 25-vjeçare ndërroi jetë nga plagët e rënda, pasojë e shpërthimit të një bombole gazi.

“Na thanë se kishin qenë në njërin prej atyre vendeve ku trafikantët i mbajnë klandestinët përpara se t’i hipin në anije. Por, ka pasur një shpërthim, një bombolë gazi thonë, e dikush ka vdekur, e shumë të tjerë janë plagosur”, tha Barbara Moinario e UNHCR-së.

Anija kishte në bord 60 apo 70 emigrantë. Ata rrëfejnë se trafikantët nuk i kanë lejuar të kërkojnë ndihmë e kështu kanë mbetur në det për dy ditë derisa ata vetë të largoheshin me një gomone, të cilën nuk po arrinin ta frynin.

Peripecitë në det, vuajtjet dhe lajmet e dhjetëra vdekjeve nuk e kanë frenuar aspak fluksin e emigrantëve të paligjshëm të nisur drejt Italisë. Vetëm brenda një jave, numri i personave të shpëtuar në det llogaritet në mbi 13 mijë dhe, sipas pohimeve të zëdhënëses së Komisionit Europian, Natasha Bertaud, në muajt e verës problemi pritet të bëhet akoma më therës.

Trajtimi çnjerëzor i klandestinëve prej trafikantëve ka çuar të enjten në arrestimin e 15 shtetasve afrikanë prej forcave policore italiane, me dyshimin se kanë hedhur nga bordi i një anijeje emigrantësh mbi një duzinë personash që ishin të krishterë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.