Ekonomia

Tokat dhe depozitat e karburantit në Shëngjin: Çmimi zbret në 5.7 milionë euro

Pas dështimit të radhës për shitjen e tokave dhe depozitave të karburantit në Shëngjin të Lezhës, të cilat i janë konfiskuar kompanisë turke Bolunmez Petrol për mospagim kredie, çmimi i pronave ka rënë sërish.

Zyra përmbarimore Justicia, njoftoi se në fazën e tretë të ankandit, çmimi i pronave  (toka, ndërtesa dhe pesë depozita karburanti) ka zbritur në 790 milionë lekë, apo rreth 5.6 milionë euro.

Bolunmez Petrol është hapur në fund të vitit 2013, si shoqëri aksionere me aktivitet në tregtimin e hidrokarbureve, me zyra në Shëngjin dhe aksioner Mehmet Murat Bolunmez. Ajo zotëronte depozitat e karburantit në Shëngjin.

Por, pak pasi mori kreditë (rreth 2.4 milionë dollarë në qershor 2014 dhe më pas një kredi në janar 2016, prej rreth 8.5 milionë dollarë), aksionerët e saj u zhdukën nga qarkullimi në gjysmën e dytë të 2016-s. BKT, ku morën kredinë, ka nxjerrë në shitje gjithë pronat e lëna peng.

Në ankandin e parë nuk u paraqit asnjë ofertë, ndërsa ankandi i dytë çmimi zbriti në rreth 7 milionë euro, nga 11 milionë euro që ishte në ankandin e parë. Pasuria më e vlefshme është ajo ku përfshihen dhe pesë depozita karburanti. (Pasuri e paluajtshme Are+Truall+Ndërtesë, me Sipërfaqe Are 10,500 m2, me Sipërfaqe Truall 4,998 m2, me Sipërfaqe Ndërtese 915.2 m2, (në sipërfaqen e ndërtesës përfshihet sipërfaqja e pesë depozitave të karburantit, si dhe tubacione për furnizim karburanti.) me Numër Pasurie 28/33, e ndodhur në Zonën Kadastrale Nr.1987, Vol.IS, Fq.102, me adrese në: Lezhë, Ishull, Shëngjin/ Pasuri e paluajtshme Are + Truall + Ndërtese, me Sipërfaqe Are 19,500 m2, me Sipërfaqe Truall 4,998m2, me Sipërfaqe Ndërtese 915.2 m2, Gane të përfshira sipërfaqet e pesë depozitave të karburantit, një depozitë uji, një depozitë dekantimi, si dhe tubacione për furnizim karburanti. Gjithashtu është përfshirë dhe godina që shërben për zyra, sipërfaqe ndërtimi 1,256.7 m2) me Numër Pasurie 28/32, e ndodhur në Zonën Kadastrale Nr.1987, Vol.15, Faqe 101, me adresë në: Lezhë, Ishull, Shëngjin, e kufizuar nga: Veriu me pasurinë Nr.28/31, Jugu me pasurinë Nr.28/32, Lindja me pasurinë Nr.28/29-42, Perëndimi me pasurinë Nr.28/30-24,).

Bolunmez Petrol kishte si objekt kryesor të aktivitetit krijimin, instalimin dhe vënien në shfrytëzim sipas kushteve teknike, të pajisjeve, impianteve, stacioneve, reparteve dhe linjave të ushtrimit dhe tregtimit të hidrokarbureve brenda dhe jashtë vendi. Ajo pa një rritje të të ardhurave në 1.6 miliardë lekë në 2015-n, nga 330 milionë lekë në 2014-n, duke u renditur ndër 200 kompanitë më të madhe në vend (e 154-a). Pavarësisht rritjes së shpejtë në 2015-n, viti 2016 ka qenë problematik për kompaninë dhe ajo tashmë po kërkohet si nga bankat, ashtu dhe nga furnitorët e tjerë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button